Tërmetet në Turqi/ Gjeologu: Rreziku s’ka kaluar, energjia mes pllakave nuk është çliruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeologu Klodian Skrame, ka folur për tërmetet e fundit që kanë tronditur Turqinë. Siç theksoi ai, rreziku nuk ka kaluar ende pasi energjia e akumuluar mes pllakave tektonike nuk është çliruar tërësisht.

Ajo që kuptojmë është se midis këtyre dy pllakave kemi një energji të akumuluar që ndodhi në një çarje tektonike me gjatësi 1600 km dhe sektorë të ndryshëm të kësaj shkëputjeje po aktivizohen. Ngjarja e fundit ndodhet më afër bregdetit dhe larg zonës së tërmetit të parë por është në të njëjtin kontakt midis pllakash.

Vazhdohet të monitorohet situata. Nuk është e thënë që të ketë tërmete si ai 7.7 por nuk mund të themi se kjo energji e akumuluar midis këtyre pllakave është çliruar tërësisht. Rreziku nuk ka kaluar dhe problemi qëndron se është një zonë ku godinat janë të dëmtuara nga tre goditjet e mëdha.

Situata është kritike, mjafton një tërmet me magnitudë 5 që të bëjë të shemben tërësisht.”, tha ai.

 

Të fundit

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lufta në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme apel shqiptarëve që jetojnë atje

Me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen...

Lajme të tjera

Web TV