“Më mori paratë..”, banorja e BBV tregon historinë tronditëse me ish-partnerin: Nuk më…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhuli Nura përveç përfshirjes në debate me pjesën më të madhe të banorëve të Big Brother VIP Kosova shpesh herë ka rrëfyer edhe për vështirësitë që ka kaluar në jetë.

Modelja nga Drenica ka treguar për sfidat nëpër të cilat ka kaluar në jetën e saj si emigrante në Evropë. Xhuli një rrëfim të tillë e ka bërë së fundmi edhe me banoren nga Shqipëria, Melisa Lleshin.

Ajo ka treguar se ka patur periudha kur ka kaluar deri në tre ditë pa ngrënë bukë duke u ushqyer vetëm me gjërat që kishte në vendin ku punonte ndërsa ka zbuluar edhe problemet që kishte me ish-partnerin gjatë kësaj periudhe.

“Sapo erdha në Londër, ka qenë një moment që unë tre ditë kam ndenjur pa ngrënë bukë, vetëm ujë të punës dhe gjërat që kishim mundësinë t’i merrnim pa para, me ato kam shkuar deri sa më ka dal paga, sepse krejt paratë i kishte ai”, ka thënë Xhuli.

“Ma morri kartelën, të gjitha mi morri, as pasaportë nuk kisha. Është një jetë shumë e vështirë. Jam shqiponjë, sepse jeta më ka bërë shqiponjë. Nesër vajza ime nuk do doja të bëhej si unë, sepse bëhesh aq e ftohtë nga ndjenjat”, ka shtuar ajo.

Këtë Xhuli e ka diskutuar pasi tha se ishte e prekur me rrëfimin tronditës që Melisa bëri gjatë spektaklit të kaluar ditën e hënë.

Melisa tregoi se ishte ngacmuar seksualisht që në moshën pesë vjeçare dhe se kjo situatë kishte bërë që ajo të kalonte edhe në ankth.

Të fundit

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Lajme të tjera

Web TV