Te Manchester Unitedi janë të shqetësuar rreth një lëndimi serioz për sulmuesin Marcus Rashford, përpara finales së Carabao Cup kundër Newcastle United të dielën.
United të enjten mbrëma erdhi nga disavantazhi për të mposhtur Barcelonën dhe për të siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës në Europa League.
Rashford nuk ishte në gjendje të shënonte, para se të detyrohej të largohej dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, pasi disa minuta më parë u përplas me mbrojtësin e Barçës, Ronald Araujo.
Sulmuesi anglez mori trajtim për disa minuta. 25-vjeçari u përpoq të vazhdonte përpara se menaxheri Erik ten Hag ta zëvendësonte atë me Scott McTominay.
Pas ndeshjes, Rashford postoi në Instagram një fotografi duke sugjeruar një lëndim, i cili mund ta lë jashtë fushe për disa ditë.