Një tjetër incident me urbanët! Një qytetar pretendon se udhëtarët e autobusit të linjës Kamëz-Tiranë kanë zbritur në Zogun e Zi për shkak të një defekti në mjet.
Në një denoncim për JOQ, qytetari shkruan se mëngjesin e sotëm kanë dëgjuar një zhurmë të forte në autobus. Shoferi ka ndaluar pranë Zogut të Zi dhe ka zbritur të gjithë paragjerët.
Denoncimi:
Linja Kamez Tirane ka shkatuar panik tek udhetaret sot. Per shkak te nje zhurme te forte mjeti ka ndaluar prane zogut te zi.
Vetëm një ditë më parë, një urban i linjës ‘Unaza’ u përplas me të paktën gjashtë automjete duke lënë të plagosur nëntë persona. Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si ‘Shallvaret’. Në pranga është vënë shoferi i urbanit, por shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në mjet.