VIDEO/ Sërish sherr mes adoleshentëve në vendin tonë, 2 vajza rrihen në mes të rrugës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër rast i rëndë i adoleshentëve që rrihen në mes të rrugës janë publikuar në rrjete sociale.

Këto pamje aspak të hijshme tregojnë 2 vajza që sipas mediave, studiojnë në klasën e gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në Bathore.

Teksa kapen për flokësh me njëra-tjetrën, bashkëmoshatarët e tyre që duhet të nxitonin për t’i ndarë dhe për t’i thënë se nuk është zgjidhja e duhur për të zgjidhur një keqkuptim, e shijonin pamjen skandaloze sikur të ishte spektakël.

Vetëm pak çaste pak sherrit, një djalë u fut mes vajzave për t’i dhënë fund goditjeve. Pamjet e shpërndara janë shoqëruar me një këngë të reperave shqiptarë që flasin për “plumba”, të cilat po i dëgjojnë në masë të gjerë fëmijët.

Ajo çka është më e rëndë është se adoleshentët, të cilët duhet t’i shihnim duke luajtur me njëri-tjetrin, duke folur për ëndrrat e tyre dhe asaj cfarë duan të bëhen kur të rriten, po i shohim në rrjete sociale që dhunojnë njëri-tjetrin.

Të fundit

Kapen hajdutët e bizneseve dhe banesave, vihen në pranga dy të rinjtë në kryeqytet

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi kryenin vjedhje të banesave dhe subjekteve në...

A do të përfundojë lufta në Ukrainë? Donald Trump shprehet se dëshiron të takojë Putinin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së premtes se dëshiron që të flasë me presidentin rus Vladimir Putin. “Unë mendoj se mund të...

NATO përgatit masa për të bllokuar planet e Trumpit për Groenlandën

Aleanca e Atlantikut të Veriut po shqyrton zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në Arktik për të frenuar interesin e SHBA-ve për blerjen e...

Të heqësh dorë nga kafeja, zbuloni çfarë i ndodh trupit

Shqiptarët janë të çmendur pas kafesë. Konsumimi i kafes në vend është 2.3 kilogramë për frymë në vit. Kur vjen puna tek kafja, në botë...

Vijojnë bombardimet ruse në Ukrainë/ Sulmohet trashëgimia botërore e UNESCO-s

Forcat ruse lëshuan raketa në qendër të qytetit port të Ukrainës jugore, Odesa, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, duke dëmtuar rëndë ndërtesat...

Lajme të tjera

Web TV