Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Berisha, Rama dhe Meta duhen, Amerika e ka kot, si heq dot!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

“Urrejtje deri në vdekje, dashuri në pafundësi”. Të tre ata, Rama, Berisha dhe Meta e adhurojnë “dorëshkrimin e librit” me këtë titull, që ka për autorësi çdo shqiptar me të drejtë vote në tre dekadat e fundit, (votues i përhershëm), apo (snobues që mburret se nuk voton asnjërën palë).

Berisha ka 32 vite në politikë duke mbajtur poste të rëndësishme si ai i presidentit për pesë vite, kryeministrit për tetë vite dhe kryetarit të PD-së, de facto apo de jure, për 32 vjet. Meta gjithashtu ka qenë president për pesë vite, kryeministër për tre vite, ministër gjashtë vjet dhe kryetar kuvendi katër vite.

Rama nga ana tjetër nuk qëndron më larg teksa është prej 11 vitesh kryeministër, 11 vite kryetar i Bashkisë Tiranë, dy vjet ministër dhe 18 vite kryetar i PS-së. Në qeverisjen e tyre të marrë sëbashku, vendi ka njohur ulje dhe ngritje, duke përjetuar shpesh drama të mëdha që lenë pasoja në jetë.

Kemi qenë përjetues të ngjarjeve të rënda që lidhen me krimin, korrupsionin, emigrimin masiv, varfërinë, abuzimin me pronat dhe pandëshkueshmërinë në nivele të larta qeverisëse. Të gjithë ankohen nga politika, por të gjithë e duan politikën. Shumica i shajnë drejtuesit me zhargonin majë gjuhës se “janë hajdutë”, e po tok, ne si të dalë nga vatha, i votojmë, për të zgjedhur “hajdutin e preferuar”…

Ata të tre sot janë të paprekshëm edhe nëse bëhemi të gjithë bashkë për të hequr njërin apo tjetrin, jemi të destinuar për të mos ia dalë. Në momente të vështira, trio që duket sikur urrehet deri në armiqësi, ka alkiminë për ta përmbysur raportin në miqësi, deri në dashuri pushteti për të mbajtur sho-shoqin.

Amerika e provoi, a dështoi?

Kohët e fundit është krijuar një perceptim i gjerë se “Amerika do i fshijë” dhe do të sjellë një klasë politike të përgjegjshme. Naiviteti logjik shkon deri në marrinë kolektive se koha e tre personazheve do të përfundojë shpejt.

Disa thonë se do e bëjnë më të gjatë listën “non grata” që do u bashkëngjitet atyre aktuale, me në majë Berishën. Të tjerë besojnë në drejtësinë e re, se do të jetë pikërisht ajo që do i largojë nga politika, madje duke i qepur edhe kostumin e burgut për abuzimet që kanë bërë. Që të gjitha kanë dështuar, me gjasë edhe do të dështojnë, qoftë edhe nëse fermanët vijnë papushim nga përtej oqeanit.

Interesi gjeostrategjik i SHBA-ve ia do që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ketë shtete, e aq më shumë kombe, që e adhurojnë Amerikën dhe se në to nuk ngjit as Kina e largët, as Rusia, e as Turqia. Çuditërisht, duke pasur këtë favor të madh, vetë Amerika dështoi në idenë e saj për të imponuar drejtësi të pavarur (me reformën e re të drejtësisë), tashmë për fat të keq të varur jo vetëm në një çengel, por në disa. Dështoi gjithashtu edhe me çështjen e shpalljes “non grata”.

Faktet janë këtu sheshit, duke zënë hapësirën edhe më të madhe se mitingjet e partive politike. Personat e parë që u shpallën “non grata” ishin deputeti Tom Doshi, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe më pas edhe maja, ish-kryeministri Sali Berisha. Po si shkoi fati i “listës së zezë”?

Jeta e tyre politike, ekonomike dhe ndikuese jo vetëm nuk ndryshoi, por “mori për mirë”. Deputeti Tom Doshi trefishoi votat pasi u shpall “non grata”, arriti që në Parlament të fusë tre deputetë, një në Shkodër dhe dy m’u në mes të Tiranës.

Po ashtu ndikimi i Vangjush Dakos në Durrës është shumë i madh, ndonëse nuk ka firmë e vulë, fjala e tij shpesh i kalon “urdhrat administrativë”. Nga ana tjetër, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u duk se u fundos, sidomos pasi “drejtësia e re” e dënoi me burg, por vetëm pak javë më parë Gjykata e Romës i dha statusin e azilantit, duke refuzuar përfundimisht ekstradimin dhe cilësuar vendimin e gjykatave tona si “proces jo i rregullt ligjor dhe i ndikuar politikisht”.

Lexo edhe :  “Shteti Sovran i Bektashinjve dhe Sulltanati Surrelit, ‘Reforma’ e re administrative”

Një shuplakë që vjen nga përtej Adriatikut e cila e ka të vështirë të ndotë peshoren e drejtësisë. Akoma më befasuese ishte se çështja “non grata” nuk arriti që të gjunjëzonte një 78-vjeçar si Berisha, i cili në një kohë të shkurtër detyroi ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha të jepte dorëheqjen dhe më pas të fitonte mbështetjen në elektoratin dhe anëtarësinë e PD-së të cilët “de facto” e kanë zgjedhur kryetar të PD-së. Thirrjet e vazhdueshme të diplomatëve të lartë amerikanë, madje me gjuhë fort të kuptueshme si ajo e ambasadores në ikje Yuri Kim se “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”.

Ky qëndrim i pastër si “bar bio”, nuk ngjiti aspak tek elektorati demokrat, veçanërisht anëtarësia e saj. Berisha sot mbush sheshet në mitingjet që mban sa herë dëshiron, gjithashtu po tenton të marrë revansh, pavarësisht se mban në shpinë një barrë të madhe, por që iu lehtësua me kalimin e kohës nga mbështetja që mori.

Politikanë në dyert e ambasadës

Duket se lista “non grata” në moçalin tonë politik dhe ekonomik nuk po ngjit, por edhe SHBA në 32 vite të ashtuquajtura Demokraci Parlamentare nuk ka qëndruar e heshtur. Për të “demokratizuar” nga brenda partitë kryesore politike, janë investuar në disa personazhe tek të cilët kishin besim dhe i quanin jo zyrtarisht si “njerëzit e tyre”.

Në vitet 1995-1996, kur Berisha ishte president dhe kontrollonte realisht çdo pushtet, u kthye në problem për demokracinë dhe SHBA qëmtoi Eduard Selamin si personin që mund të sillte ndonjë ndryshim. U investuan tek ai, e morën për “trajnim” edhe në SHBA për një kohë të gjatë dhe e rikthyen në vendin tonë, duke ia bashkangjitur “listës Berisha” për deputet. Ai shkëlqeu me “heshtjen e tij”, në qëndrimin në hije për një kohë të gjatë dhe në fund provoi të merrte drejtimin e PD-së, por pa asnjë rezultat domethënës. Thjesht nuk ngjiti.

Edhe në PS është tentuar e njëjta metodë. Merret rasti i Ben Blushit ku pas përplasjeve dhe kritikave ndaj Ramës shihej shpesh si “vizitor i dëshiruar” në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë. E provoi me partinë politike “Libra”, e cila mbeti vetëm si “kopertinë e bukur”, pa u shkruar asgjë më shumë.

Më vonë, jo më larg se në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2021, disa personazhe të rinj politik përkëdheleshin në Ambasadë, duke nisur nga Rudina Hajdari, apo disa drejtues të “nismës Thurje”. Përfundimi ishte se nuk u votuan, duke mos iu afruar as mundësisë që të paktën të nxirrnin një deputet. Edhe perceptimi se “ai/ajo, janë njerëz të amerikanëve” bie si gjethe vjeshte në barin e thatë.

Thonë se janë të shumtë qytetarët që nuk duan asnjërin, madje si “orakuj” shprehen se pa ikur këta të tre, Berisha, Rama dhe Meta, vendi nuk do ecë përpara.

Po kur është ky mendim atëherë përse po mbajnë kaq gjatë pushtet vetëm tre individë? Berisha, Rama dhe Meta tashmë kanë arritur në një pikë që edhe nëse ne sëbashku nuk duam t’i mbajmë, ata do mbajnë njeri-tjetrin, sepse në çdo kohë edhe Amerikës që po tenton demokraci në vendin tonë janë të gatshëm t’i thonë se: “nuk mund të na largoni se dimë të bëhemi edhe ‘faktorë destabilizimi’”.

Në ketë pikë interesi edhe i vendit më të madh të botës për këtë copëz Ballkan është që të ruajnë stabilokracinë, duke lënë si të dorës së tretë demokracinë. Treshja e rëndësishme duket se do shijojë gjatë dorëshkrimin e librit që shkroi çdo qytetar: “Urrejtje deri në vdekje, dashuri në pafundësi”.

 

Të fundit

Veliaj me shqiptarët në Amerikë: Vota e diasporës është një mundësi e madhe

Bashkë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin Balla dhe ambasadorin shqiptar në SHBA, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj kanë...

Pesë muaj pasi i shpëtoi atentatit, kërcënohet sërish kryeministri sllovak Robert Fico

Vetëm 5 muaj pas sulmit që për pak i kushtoi jetën, duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore për javë të tëra, kryeministri...

Moti i keq ‘bën kërdinë’, stuhitë godasin dhe Francën, rrugët kthehen në lumenj

Pas Italisë, stuhitë e fuqishme kanë goditur dhe Francën me qytetin e Kanës që është përmbytur. Videot e postuara në internet tregojnë rrugët që janë...

Gjermani, autoritetet në alarm nga rritja e vazhdueshme e nivelit të përmbytjeve

Shërbimet e emergjencave në Gjermaninë lindore janë në gatishmëri të lartë, pasi niveli i ujit të përmbytjeve nga lumi Oder vazhdon të rritet. Niveli...

‘Shteti Bektashi’, eksperti i gjeopolitikës: Rama të sqarojë kornizën ligjore

Ideja për krijimin e një Shteti Bektashi në Tiranë ka nxitur reagime, ndërsa ende është e paqartë se si do të funksionojë. Idenë e...

Lajme të tjera

Web TV