Epopeja e UÇK, Presidenti Begaj: Familja Jashari, gurthemel i lirisë së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë 25-vjetor të ‘Epopesë së UÇK-së’, Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari. Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se sakrifica e familjes Jashari është gurthemeli i lirisë së Kosovës. Sipas tij, që Kosova të fillonte një epokë të re do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij.

“Sot në këtë 25-vjetor të betejës së Prekazit, nderojmë me respekt heroin dhe komandantin legjendar Adem Jasharin, si edhe dëshmorët e lirisë të cilët dhanë jetën në këtë betejë pas tri ditëve rezistencë dhe heroizëm. Do të duhej qëndresa dhe heroizmi i Adem Jasharit dhe i familjes së tij që Kosova të fillonte një epokë të re, atë të lirisë dhe demokracisë! Ata janë guri i themelit të lirisë së saj. Lavdi veprës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Begaj.

Të fundit

Roswell 1947, porta drejt së panjohurës

A ndodhi vërtet diçka në Roswell në vitin 1947 që ndryshoi historinë moderne të njerëzimit? A ishin “karrocat qiellore”...

Administrata Trump ngrin 2.2 miliardë dollarë grante për Harvard

Administrata Trump njoftoi se do të ngrijë 2.2 miliardë dollarë grante shumëvjeçare dhe 60 milionë dollarë në kontrata shumëvjeçare me Universitetin e Harvardit ,...

Raporti vjetor/ Alarmi i Dumanit: Po na bën presion krimi dhe politika

Kreu i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, ngre alarmin për kërcënimet ndaj pavarësisë së SPAK dhe pengesat institucionale që dëmtojnë hetimet kundër korrupsionit dhe krimit...

Sot mbahet seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, 3 skenarët

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Seanca është caktuar...

Trump sulmon Zelenskyn: Lufta është faji i juaj dhe i Biden! Rrezik për konflikt botëror

"I dashur President Donald Trump, ne ukrainasit e respektojmë qëndrimin tuaj, por ju lutemi , përpara se të merrni ndonjë vendim për negociatat me Rusinë, ejani dhe shikoni...

Lajme të tjera

Web TV