Pas rënies historike, rriten bursat dhe nafta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e naftës dhe aksionet në bursa u rimëkëmbën të martën, pas rënies së tyre historike një ditë më parë, pasi investitorët presin që politikëbërësit të fillojnë masa të reja stimuluese për të zbutur goditjen ekonomike nga shpërthimi global i koronavirusit, shkruan Financial Times.

Trgesuesi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar, Brent, u rimëkëmb me 7.9 përqind në 37.08 dollarë për fuçi të martën ndërsa treguesi amerikan West Texas Intermediate u rrit 7.5 përqind në 33,45 $. Gjatë ditës së hënë, nafta ra me rreth 30%, duke shënuar tkurrjen më të lartë ditore që nga lufta e Gjirit të 1991.

Kontratat e të ardhmes së S&P 500 u rritën me 3.3 përqind, kur filloi tregtimi më vonë gjatë ditës, duke rikuperuar një pjesë të rënies prej 7.6 përqind të indeksit të hënën – rënia e tij më e madhe një-ditore që nga kriza globale financiare.

Në Kinë, indeksi i aksioneve CSI 300 e mbylli 2.1 përqind më lart pasi Presidenti Xi Jinping bëri vizitën e tij të parë në Wuhan, qyteti nga i cili shpërtheu virusi, në një sinjal se partia komuniste besonte se kishte sjellë epideminë nën kontroll.

Tregjet u qetësuan edhe pas një premtimi nga Presidenti Donald Trump për një paketë “të madhe” të ndihmës ekonomike për të zvogëluar ndikimin negativ nga shpërthimi Covid-19, përfshirë një ulje të mundshme të taksës së pagave.

Tregjet e tjera të kapitalit aziatik shënuan përmirësim më të lartë në tregtimet e pasdites. Indeksi i aksioneve të S&P / ASX të Australisë 200 e mbylli 3.1 përqind më lart, ndërsa Hang Seng i Hong Kongut u rrit 1.8 përqind.

Ken Cheung, shefi i strategjisë aziatike FX në Mizuho, ​​tha se vizita e Z. Xi në Wuhan kishte pasur ndikim të bujshëm në bujshme tregje, po ashtu si premtimi i zotit Trump për masa stimuluese. Por ai paralajmëroi se rimëkëmbja në tregje “mund të jetë afatshkurtër ” nëse qeveritë nuk do t’i zbatojnë premtimet e tyre.

Lexo edhe :  PPE miraton rezolutën për Shqipërinë: Zgjedhjet po minohen nga abuzimi me pushtetin

Analistët ishin skeptikë nëse Brent mund të vazhdonte të rritej të martën duke pasur parasysh planin e Arabisë Saudite për të rritur prodhimin e naftës. Citigroup tha se standardi global “duket sikur do të bjerë nën 30 dollarë për fuçi, pa fund të qartë për një gamë të re çmimesh”./ Monitor

Të fundit

Makina përplas kalimtarët në qendër të qytetit! Disa të plagosur, edhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Stuttgart-it, ku një automjet...

“Mos merrni gomarin me samarin blu”, Rama: Makina e PS të çon në BE

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Peshkopi, bëri dhe një krahasim mes PS dhe PD. Ai tha se Partia Socialiste është një super...

“9 ditë na ndajnë nga fitorja”, Berisha nga Fushë-Kruja: 1-shi është numri i Zotit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Fushë-Krujës u shpreh se edhe 9 ditë e ndanë...

Njerëzit në Gaza po vrasin njëri-tjetrin për ujë dhe ushqime!

Luftimet po shpërthejnë në Gaza pasi furnizimet me ushqime po mbarojnë, ka njoftuar një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, ndërsa bllokada totale e linjave...

Ish-trajneri i Real Madridit merr drejtimin e Katarit! Firmos kontratë për dy vite

Julen Lopetegui është emëruar trajner i ri i kombëtares së Katarit, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare, konfirmoi të enjten Federata e Futbollit të Katarit. Emërimi...

Lajme të tjera

Web TV