Vëllai i Hutrës trondit me rrëfimin: U larguam nga Shqipëria, kishim frikë mos na vriste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dan Hutra, autori i vrasjeve që tronditën Tiranën pak ditë më parë, prej kohësh nuk kishte komunikim me dy vëllezërit e tij dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

Njëri prej vëllezërve të tij, në një intervistë  ka folur gjatë për raportin mes tyre si dhe karakterin e të vëllait, autor i 4 vrasjeve.

Ai tregon se arsyeja që ka ikur të jetojë jashtë Shqipërisë dhe ka marrë dhe vëllanë tjetër ka qenë frika se mos Dan Hutra i eliminonte edhe ata, sepse kurrë nuk i kishin shkuar në burg apo sepse nuk ishin interesuar.

Gazetari : Çfarë jete ka bërë Dan Hutra, a kishte probleme ai, a kishte lidhje me grupe kriminale?

Vëllai i Dan Hutrës: Nuk jam në dijeni, atë ta gjejë drejtësia. Ato rroba firmato, ato lekë që ai jepte, ato gjykatës që për t’u pasuruar ato nxjerrin kriminela nga burgu. Prokurori për t’u pasuruar nxjerr kriminelin nga burgu.

Një fukara vjedh energji se nuk ka ta paguajë, shkon e bën tre vjet burg, një që nxjerr një ndërtim pa leje për të mbuluar kokën e kalamajve, shkon në burg dhe ngelet në burg i shkreti se nuk ka lekë për t’i dhënë prokurorit dhe gjykatësit, kurse krimineli vret, masakron dhe del nga burgu, kjo është fatkeqësia e shqiptarit, se është gjynah për një Shqipëri që është aq e vogël dhe të vuajmë të tilla gjëra.

Ai kriminel me të vërtetë vrau tre bija nënash dhe thau katër zemra se katër ka vrarë ai, katër zemra nënash i thau, por ama ka vrarë edhe 12 të tjerë që janë pa varrosur. Ne jemi të vrarë, por jemi të pavarrosur, nuk na fut kush në dhe, ka vrarë edhe 12 të tjerë, jemi të pavarrosur.

Gazetari: Nga informacionet që keni ju, pas daljes nga burgu për vrasjen e gruas së parë, me çfarë merrej Dan Hutra, çfarë jete bënte ai, a kishte kontakt me familjarë të tjerë?

Vëllai i Dan Hutrës: Unë të them me gjithë sinqeritetin më të madh me gjithë vëllain tjetër që kemi ikur, vëllain tjetër e kam marrë nga frika, kur doli nga burgi Dan Hutra, e kam transferuar nga Shqipëria sepse po të na shikonte neve ai do na linte ai? Të parët kemi qenë ne në listë se pse nuk e kemi ndihmuar dhe ndjekur në burg, të parët kemi qenë ne në listë për atë, do na eleminonte të parin.

Lexo edhe :  Shuarja e Artan Lames/ Shqipëria ka humbur kujdestarin unik të trashëgimisë kulturore!

Gazetari: Ju thoni, ju vetë familja kishit konflikte me Dan Hutrën?

Vëllai i Dan Hutrës: Jo konflikte, por ngaqë nuk e kishim distancuar dhe arsye e vetme që kam tërhequr vëllain tjetër me gjithë familje vetëm nga frika që një ditë do ta pësonte siç e pësuan viktimat e pafajshme.

Gazetari: Në gjykatë Dan Hutra ka deklaruar se nuk është penduar për krimet që ka bërë, madje ka dhënë edhe detaje të rënda se si i ka kryer këto krime, si e gjykoni deklartatën e tij?

Vëllai i Dan Hutrës: Ai vetëm njeri nuk është ai, vetëm gjak nuk ka. Ka ndjerë keqardhje gjithë Shqipëria për atë që bëri, nuk ka gjak ai njeri. Për t’u larë ato viktima, ai kriminel me gjithë gjykatësin duhet të paraqiten para familjarëve, po qajnë katër nëna (përlotet)

Gazetari: Ju kuptoj, e di që është një moment shumë i vështirë për ju dhe familjen tuaj, pasi është një ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur gjithë Shqipërinë?

Vëllai i Dan Hutrës: Nuk mendon kush për ata nëna, kam fëmijë vetë (përlotet) imagjinoj fëmijët e mi, të më ndodhë në fëmijën tim, por nuk kemi drejtësi, gjykatësi për të mbushur xhepin e vet, nuk i intereson se çfarë do bëjë ai kriminel, i gjen arsyet dhe i thotë me sill këtë letër vetëm për t’i ulur dënimin dhe për ta nxjerrë jashtë nga burgu.

Lodhet polici i shkretë që merr 500 mijë lekë rrogë dhe vë jetën në rrezik për ta kapur kriminelin dhe pas dy javësh e sheh sërish të lirë nëpër qytet.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV