Berishës i duhet një Alibeaj me vulë si tabelë qitjeje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

“Ra ky mort për tu parë”, kjo mund të ish diçitura e gjithë çka prodhoi një vendim gjykate, që çështjen e vulës dhe të logos e çoi në pikën e fillesës së gjithshkaje, pra në kohën kur godina e PD ishte ende e blinduar prej sulmeve të frymëzuara nga ish lideri. Ndonëse kështjella e PD tashmë ka rënë, dhe në sallat e saj tashmë janë akomoduar Berisha dhe të tijtë, tapia për të duket ende larg. Deri në një rishqyrtim të çështjes me themel në shkallën e parë, Berisha dhe Foltorja, ligjërisht mbeten qeraxhinj në godinën e PD-së, pavarësisht se tash për tash nuk pranojnë të paguajnë paratë e qerasë. Askush deri në vendimin e gjykatës nuk e përfilli Alibeajn dhe shumicën e grupit të deputetëve. Madje dhe protestat e organizuara, nuk ishin kundër tij pse bëri ankimim të vendimit të mëparshëm. Protestat bëheshin si trysni ndaj gjykatës, dhe si për ta ngritur më lart stekën, drejtoheshin kundër Ramës dhe kundër ambasadës së SHBA. Por vulën dhe logon nuk e morën as ambasadorët dhe as kreu i maxhorancës. Atë e rimori në dorë Alibeaj duke e rinxjerrë sërish si një faktor politik, pavarësisht shpërfilljes së deritanishme të pjesës rivale brenda PD-së. Një faktor, që do apo nuk e do, je i detyruar që ta llogaritësh si pjesë e kalkulimeve të mëtejshme parazgjedhore e më tej, pasi në duart e tij, mumd të mos ketë thasët e votave të anëtarësisë, por simbolet e flamurin e një partie të madhe, që është një thesar jo i vogël. Në fund të fundit, fakti që Rithemelimi detyrohet të marrë në konsideratë një Alibeaj të shpërfillur prej saj, dëshmon se sa gabim ka qenë strategjia e saj e imponimit dhe e injorimit të asaj pjese që mendohej se e kish mundur me numra anëtarësie. Një gafë, në vijimësinë e larmisë së gafave të PD-së në gjithë këto vite.

Pavarësisht se për një vit e gjysëm të dyja grupimet brenda PD-së, përveç armiqësisë kanë marrë edhe drejtime të ndryshme duke vepruar dhe si subjekte elektorale të mëvetshme, realisht kish ende një shpresë që për hir të përballimit të një maxhorance dominante prej 10 vjetësh, unifikimi të niste së pari mbi vullnetin për të bashkëpunuar me njëra tjetrën. Berisha e dogji këtë etapë, përderia nxitoi të bëjë procesin e primareve, ku kandidatët e një opozite të unifikuar, u bllokuan prej garës së kandidatëve të primareve. Politika e faktit të kryer, ku pas kësaj gjithkush që kish dëshirë të afrohej ngelej spektator pa biletë, krijoi pakënaqësi dhe mungesë besimi jo vetëm te pjesa tjetër e papërfshirë e demokratëve, por edhe tek aleatët që po adaptojnë secili interesin e vetë në funksion të zgjedhjeve vendore. Megjithatë, mbetej dhe një mundësi në fushë për të kapërcyer ngërçin. “Fitorja” e Alibeajt nga vendimi i gjykatës, ku pas kësaj ai me të drejtë mund të regjistrohet në KQZ me logon dhe simbolet e PD-së, mund të hapte një shteg negociimi. Deri dje i shpërfillur, tashmë me simbolet e PD-së në zotërim mund të iniciohej një process bashkëpunimi midis dy fraksiove armike, në emër të bashkëpunimit për zgjedhjet e afërme vendore. Kur të dyja palët kanë diçka në dorë, njëra ka simbolet dhe tjetra mburret me shumicë anëtarësie, kjo bën që të ulen dhe sit ë barabartë përballë njëri tjetrit. Tashmë refreni i Berishës se ata mund të rikthehen duke e njohur atë vetë si Padishah të vetëm duke u përulur para tij, nuk ka më vlerë dhe as sens. Por që të arrihet një sinergji parazgjedhore duhet së pari vullnet politik e besueshmëri.

Lexo edhe :  Viti i betejës së SPAK-ut me pandëshkueshmërinë e politikës

Teorikisht kjo duhej të ishte mënyra më logjike se si mund të rridhnin ngjarjet. Pasi është më e thjeshtë të gjesh gjuhën e përbashkët e të bësh kompromis me ish bashkëluftëtarët që ke qenë pjesë e një partie, sesa të rropatesh monopateve duke bërë pazare me aleatë të vjetër e të rinj. Por pragmatizmi politik jo rrallë herë është shvleftësuar nga paranojat idhnake ballkanike. Berisha, ndonëse i vjetër në politikë, nxitoi menjëherë pas humbjes së vulës, të stigmatizojë me breshëri të rëndë Alibeajn dhe të tjerë rrotull, si tradhëtarë e armiq, e mënjëherë pas kësaj ti orientojë forumet e Rithemelimit të marrin vendime obi loalicionet e mundshme që do të arrihen, duke eskluduar pikërisht pjesën tjetër pretenduese të vulës. Gjithësesi, nëse në qëndrimin e Berishës nuk ka një pragmatizëm në interes të partisë, është e dukshme që pragmatizmi i tij është tërësisht në funksion personal e në kuadër të justifikimit të lëvizjeve të mëtejshme. Duke e ditur që tashmë dështimin e thellë në zgjedhjet vendore të majit, Berishës i duhet një Alibeaj me vulë, si tabelë qitjeje, pikërisht për të justifikuar humbjen e thellë të opozitës. Dhe së dyti, në një proces unifikimi të PD-së, ku pjesa dërmuese e deputetëve nuk mund ta pranojnë të lidhur karrierën e tyre politike më një Non Grata në krye, Berisha do të ishte i sakrifikuari i madh në emër të bashkimit. E nëse vejen ajo ditë, dhe nëse nuk e bën ai vetë, do të detyrohen të tjerët ta bëjnë. Edhe ata që tani i rrinë rrotull.

Të fundit

Euro në greminë, mësoni me sa këmbehen monedhat e huaja sot

Sot, më 30 dhjetor 2024, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet me 94.4 lekë. Euro blihet me 97.4...

Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa kushton darka e Vitit të Ri?

Darka e Vitit të Ri është një nga traditat më të dashura për shqiptarët, ku familjet mblidhen për të festuar dhe për të shijuar...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-presidenti i njohur (Emri+Foto)

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili fitoi Çmimin Nobel për Paqen, ka vdekur në moshën 100-vjeçare, njoftoi të dielën Atlanta Journal-Constitution. Carter ishte presidenti më...

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

Timothy Rooks/DW   Donald Trump 2.0 fillon në janar Mënyra se si do të shkojë viti 2025 për ekonominë botërore varet kryesisht nga një njeri:...

“Liria, besimi dhe pajtimi” – qëndrimet e serbëve dhe shqiptarëve nga veriu i Kosovës

Sandra Cvetkoviq "Liria dhe besimi". Kjo është ajo që momentalisht i mungon më së shumti Dragisha Llakiqeviqit nga fshati Kutnje, në komunën e Leposaviqit, ku jetojnë...

Lajme të tjera

Web TV