“Lameee, i çmendët njerëzit!”/ Ish kreu i Kadastrës zbulon bisedat me Ramën pas largimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i larguar i Kadastrës, Artan Lame ka mbajtur sot një fjalim në prezantimin e drejtoreshës së re Dallandayshe Bici.

Teksa foli për punën në të gjithë këto vite, Lame nuk i ka kursyer lëvdatat dhe për kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se nuk e ka vuajtur ndërhyrjen e kreut të qeverisë në vendimmarrjet e tij.

“Nuk e kam vuajtur ndërhyrjen e Kryeministrit në vendimmarrjet e mia. Për këtë e falenderoj sinqerisht, sepse bëhet fjalë për një institucion që jetë e mot ka qenë purtekë në erë, që përkulej ose nga frynte paraja, ose nga frynte pushteti”, tha Lame.

Sipas tij, Kadastra nuk përbën më lajm, sepse institucioni është vënë në binarët e punës së zakonshme.

“Kadastra nuk përbën më lajm, sepse tashmë Institucioni është vënë në binarët e punës së zakonshme, i ka përfunduar reformat e mëdha.

Cc’do punonjës i Kadastrës, duhet të ndjejë prapa qafës frymën e Drejtorit, por edhe sytë e Kryeministrit.

Reforma e pronës nuk do të ishte ndërmarrë kurrë pa Edi Ramën. Askush tjetër nuk do t’i kishte hyrë një qederi të tillë, përveçse një njeri si ai”, shtoi ai.

Ndëra nuk i ka kursyer dhe disa këshilla për ish vartësit e tij.

“Shërbejuni njerëzve, sepse ky institucion ekziston pikërisht për këtë gjë, për të shërbyer. Kur nuk përton Kryeministri të më nisë mua ankesën e çdo qytetari, merreni me mend se sa shërbim dhe impenjim pritet nga secili prej jush!

Kryeministri m’i çonte ankesat e qytetarëve, ndonjëherë të shoqëruara edhe me fjalët e veta: “Lameeee, i çmendët njerëzit”!”, ka përfunduar Lame.

 

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV