Berisha akuza Yuri Kim/ Kongresi i SHBA dhe FBI të hetojnë veprimtarinë e saj në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim se ka ndërhyrë në gjykatë kundër opozitës dhe se me përpjekjet e saj po mban në pushtet kryeministrin Edi Rama.

Berisha përsëriti akuzat ndaj Kim, duke kërkuar që Departamenti i Shtetit dhe Kongresi Amerikan të hetojë veprimtarinë e saj në Shqipëri.

“Gonigalë të tjerë vazhdojnë betejën antikushtetuese antiligjore për të mbajtur me çdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriun që rekrutoi kryezbuluesin e SHBA-ve. Dhe kjo është McGonigalja me fustan guvernatorja Yuri Kim. Këtu nga Korça do t’i shtoj një pyetje. Ndërhyrja jote në gjykatë kundër opozitës që e pranoi edhe vetë, në cilin parim e bazon? Të ka porositur eprori yt? Kurrën e kurrës! Eprori yt është për shtetin ligjor, për pavarësinë e drejtësisë, për vendime të pavarura, por ty të ka porositur Edi Rama. Njësoj si ka korruptuar kundërzbuluesin e FBI-së, të ka korruptuar edhe ty. Çfarë të shtyn tzy zonjë? Kanë sjellë në Vlorë dy gjeneratorë gjigandë të përdorur për dekada në Bangladesh jashtë çdo standarti vijnë në gjirin e Vlorës ndërkohë se ne kemi përdorur energji më shumë se kurrë në historinë tonë. Kushtojnë 90 mijë dollarë qira për qytetarët shqiptarët dhe Yuri Kim i inaguron me praninë e saj. T’u kërkojë falje shqiptarëve për këto shushunja. Inspektori i DASH dhe Kongresi i SHBA-ve dhe FBI të hetojnë Yuri Kim sepse ajo e ka humbur reputacionin e SHBA-ve më shumë se kurrë ndonjëherë”- u shpreh Berisha.

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV