Veliaj dhe kryebashkiaku i Zagrebit vizitojnë Piramidën: Një nga betejat kryesore për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Zagrebit, Tomislav Tomaseviç vizituan Piramidën, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Rajonin.

Veliaj tha se punimet te Piramida e Tiranës janë në fazën finale dhe do të hapet së shpejti, për të mirëpritur mbi 5000 nxënës të apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.

“Jemi në kohën kur po mbjellim shkurret dekorative, lulet, do të vendosim kambanoren që u bë me gëzhojat e ngjarjeve të ‘97, si simbol i paqes. Secili prej kubave do të marrë një ngjyrë të veçantë, që fëmijët ta gjejnë më kollaj klasën.
Kjo ndërtesë, e cila deri dje përlëvdonte të kaluarën, komunizmin, sot promovon të kundërtën, jo izolim, por hapje, jo opresion, por çlirim.
Unë besoj se çlirimi i kësaj ndërtese ka qenë një nga betejat kryesore që kemi pasur për urbanizmin e qytetit, dhe ju jeni një nga të parët që keni mundësinë të futeni në këtë kantier, deri sa për pak javë ta hapim për publikun.
Këtu fitojmë jo vetëm një superndërtesë me 23 kubat që e shoqërojnë, por edhe një superpark, për të rikthyer një tjetër hapësirë të gjelbër në Tiranë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomaseviç u shpreh se puna e bërë me Piramidën e Tiranës është mbresëlënëse.

“Është mënyra e duhur për t’u përballur me historinë e vështirë, jo ta fshijmë, por ta konvertojmë atë, duke parë drejt së ardhmes. Nuk ka një mënyrë më të mirë për të parë nga e ardhmja, sesa përmes edukimit.

Të investosh, për ta përdorur këtë pjesëz të historisë së vështirë, për t’u përballur me të shkuarën, por gjithashtu duke parë drejt së ardhmes të fëmijëve, kjo është mënyra më e mirë për t’u përballur me historinë.

Lexo edhe :  Vlorë/ Gjendet pistoleta me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten në shtëpinë e gjyshërve

Ndaj, përgëzime!”, u shpreh kreu i Bashkisë së Zagrebit.

Të fundit

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime bëjnë me dije se arma...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst...

Lajme të tjera

Web TV