“Sot ka vetëm interes”/ Borxhi fut në sherr dy shoqet: Çfarë tradhtie të kam bërë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpresa është thirrur nga shoqja e saj, Faria në “Shihemi në Gjyq”.

Fillimisht në insertin e saj në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Shpresa jep një ide të përgjithshme se konflikti mes shoqeve ka të bëjë  me një borxh që ajo i ka dhënë Faries

“Kështu është kur jep borxh. Bën mirë dhe gjen keq. Veç sot nuk ka shoqëri, ka interes dhe tradhti. Kush do t’ia fusë tjetrit, ia fut vetes”, thotë Shpresa.

Sapo hyn në studio, Shpresa përballet menjëherë me Farien dhe e pyet për akuzat që shoqja ka ngritur ndaj saj. Faria i thotë se Shpresa ia ka punuar pas shpine duke përdorur një dokument me emrin e saj.

Shpresa: Çfarë tradhtie moj, çfarë tradhtie të kam bërë unë?

 

 

Farie: Të ardhka keq ë?

Shpresa: Për çfarë më ke sjellë këtu?

Farie: Për çfarë të kam sjellë? Çfarë veprimi ke bërë?

Shpresa: Çfarë të kam bërë?

Farie: Çfarë veprimi ke bërë pra?

Shpresa: Po thuaje pse e bëra.

Farie: Pse e bëre?

Shpresa: Gjeje pse-në, përgjigju pse-së.

Farie: Çdo problem ka shkakun dhe pasojat. Shkaku kryesor, sot në atë vendin tënd duhet të ishte dhe një tjetër, por ti që jemi shoqe bashkë, kemi jetuar bashkë, kemi punuar bashkë, nuk të lejohet ty që të veprosh ti. Unë të besova, por të bësh dokumentin në emrin tim?

Shpresa: Në emrin tënd…

Farie: Moj zonjë, unë ta lashë shkrimin që të thashë unë të besoj ty dhe të besoja prapë, por jo të më bësh veprime pas shpine.

 Shpresa: Jo, s’ti kam bërë pas shpine.

Farie: S’është e drejtë ashtu.

Shpresa: Jo, asnjëherë s’e pranoj. Kurrë, kurrë s’e pranoj.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV