Goxhaj: E vetmja shpresë që ka mbetur për Shqipërinë është dora e Zotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në studion e Fax News, avokati Altin Goxhaj foli mbi rënien e Republikës.

Goxhaj e nisi duke thënë se nuk shikon më as shkrepëse në fund të tunelit jo më dritë që sipas tij nuk bëhej fjalë.

Ai u shpreh për Fax News se opozita doli jashtë ligjit nga 3 aktorët që janë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ambasada Amerikane.

Këto 3 aktorë sipas Goxhaj bënë çmos që të jemi në vitin 2023 në zgjedhje pa opozitë.

Ai tha se e vetmja shpresë që ka mbetur për Shipërinë është dora e zotit.

Ndër të tjera ai shtoi:

Goxhaj: “Nuk shohim më shkrepse në fund të tunelit, le më dritë që nuk bëhet fjalë.

Unë besoj që më 3 Mars këta nxorrën jashtë ligjit opozitën, dhe kjo ndodhi nëpërmjet 3 aktorëve, nga një anë Edi Rama, nga një anë këta njerëzit e Lul Bashës me Lul Bashën në krye dhe Ambasada Amerikane që unë nuk e  quaj më Ambasada Amerikane por, Ambasada e Sorosit.

Bashkarisht gatuan këtë çorbë për të nxjerrë opozitën jashtë ligjit.”

Gazetari: Po pse pikërisht Ambasada Amerikane ka një ndikim kaq të madh pikërisht në këtë çështje, kjo është çështje e brëndshme, kjo është çështje e politikës shqiptare?

Goxhaj: “Kanë bërë çmos që ne të jemi në vitin 2023 në zgjedhje me përjashtim nga lartë poshtë të opozitës.Nëse opozita e Lul Bashës në mënyrë malinje zbatoi axhendën e saj të tradhëtisë e cila varet direkt nga urdhërat që merr,  ta lërë shqipërinë pa opozitë në zgjedhjet lokale të 2019, për t’ja lënë Erion Velisë në tavolinë ishte një akt i shëmtuar, në 2023 pikërisht këto njerëz që bërtitën kundër opozites që të bëhej pjesë e zgjedhjeve e nxjerrin nga zgjedhjet.

Ambasa Amerikane ka luajtur një rol të turpshëm në këto 2 vjet në historinë e shqiprisë, që do të jetë një njollë turpi në mardhëniet Shqiptare-Amerikane në 100 vitet e fundit.Nuk është çështja se na lanë pa opozitë se mund të jetojmë edhe në diktaturë, siç kemi jetuar kohën e komunizmit, puna është se nuk do të ekzistojë më Shqipëria.

Do të zhduket nga harta, do të jetë  “Emiratet e Sorosit”, sepse këtu brenda 10 vjetësh do të ikin të gjithë ata që mund të jenë fuqi prodhuese e fuqi pune, sepse ky ka qënë që në fillim plani.

Lexo edhe :  Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Gazetari: Çfarë mund të bëjmë ne për ta ndaluar këtë gje, për ti bërë ballë të gjithë vështirësive edhe për të treguar që jemi një popull i fuqishëm që ja kemi dalë shumë sfidave?

Goxhaj: “E vetmja shpresë që ka mbetur për Shqipërinë është dora e zotit. Ne e kemi të keqen brënda, e kemi në opozitë të keqen. Ne kemi një opozitë që nuk mund të krijojë kandidatë që të japin frut”.

 

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV