Angelina Jolie flet e përlotur për operacionet e vajzave të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angelina Jolie dhe ish-partneri i saj, Brad Pitt, janë prindër të Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakëve Vivienne dhe Knox. Por e trishtuar Jolie ka folur mbi luftën që ka pasur me problemet shëndetsore të vajzave të saj.

“Kam kaluar dy muajt e fundit mes operacioneve. Të parin të vajzës sime të madhe, Zahara dhe disa ditë më parë edhe operacionin e motrës së saj të vogël për një problem me kockat. Ato e dinë që unë jam duke i treguar këto detaje, sepse folëm bashkë dhe diskutuam gjërat. Se unë e respektoj privatësinë e tyre, por ishin pikërisht ato që më bindën për ta shkruar. Ato e dinë që t`i nënshtrohesh kirurgjisë dhe të luftosh për të mbijetuar është diçka për të cilën duhet të ndihesh krenare”.

“I pashë vajzat e mia të kujdeseshin për njëra-tjetrën. Më e vogla studioi sjelljen e infermiereve dhe herën tjetër më ndihmoi. E pashë sesi vajzat e mia lanë gjithçka dhe vunë njëra-tjetrën të parën. Ato ndjenë kënaqësinë e të shërbyerit për njerëzit që duan”, ka shkruar mes të tjerash Jolie në letrën e saj.

“Dëshira ime është që t’i vlerësojmë vajzat. Të kujdesemi për to. Dhe ne e dimë që sa më të forta të bëhen kur të rriten, më të shëndetshme do të jenë dhe në këtë mënyrë do ia rikthejnë edhe familjes dhe njerëzve nga të cilët rrethohen”.

 

Të fundit

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

Nga Kreshnik Spahiu Një fllad eksitimi po ndodh në disa media shqiptare, të cilat po festojnë për mbylljen e dhjetra...

Studim mbi ngjyrën e preferuar të femrave në veshje

Zgjedhja e ngjyrave në veshjet e femrave lidhet ngushtë me emocionet, personalitetin dhe mesazhin që duan të përcjellin. Studimet tregojnë se: •Ngjyra e zezë është...

Rama: I thamë drejtësisë të hajë nga trupi ynë, por kafshimet gabim janë tragjedi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste të njësive 8, 9 dhe 11 në Tiranë, ku u ndal te reforma...

Rama mesazh socialistëve: Do ngrejmë flamurin e Shqipërisë për herë të dytë pas 1912

Gjatë fjalës së tij drejtuar socialistëve Rama renditi disa arsye se përse ata duhet të jenë krenar për Partinë Socialiste. Rama tha se këto zgjedhje...

U akuzua për fraza rraciste ndaj Galatasarayt, federata turke dënon ashpër Mourinhon

Sfida mes Galatasaray dhe Fenerbahce në kampionat u mbyll me shifrat 0-0, por jo pa polemikat e zakonshme mes dy klubeve të Stambollit që...

Lajme të tjera

Web TV