Koronavirusi/Basha: Edi Rama, boll më! Jep llogari për 1.2 milionë maskat e skaduara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar që të japë llogari për 1.2 milionë maskat e skaduara që janë hedhur në treg.

Kryedemokrati i kërkon kreut të qeverisë që t’i lërë justifikimet e dështimet dhe të marrë masa reale kundër koronavirusit.

Sipas Bashës, gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve.

“Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve. Duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur”, shkruan Basha në Twitter.

 

Ndërkaq, po ditën e sotme ambasada amerikane u kërkoi liderëve shqiptarë që të tregohen të përgjegjshëm dhe të lënë mënjanë retorikën politike. Por, mesa duket politikanët shqiptarë nuk heqin dorë nga zakoni i tyre i përditshëm.

Koronavirusi/ SHBA: Rama, Meta dhe Basha të tregohen të përgjegjshëm

Të fundit

Zjarr në rafinerinë e naftës në qytetin rus Ufa, 1500 kilometra nga Ukraina

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në qytetin rus të Ufa, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke...

Aksidenti tragjik me dy viktima në Paulesh, tre prej të plagosurve dërgohen te Trauma

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur dje në Paulesh ku humbën jetën dy persona, nënë bir. Ndërsa tre...

Zbulohet foto / Ish-e dashura e G-Banit ngjashmëri e “frikshme” me Danjën?!

Ditën e djeshme, një foto e publikuar në “Fan Club” tregoi G Banin me ish-të dashurën e tij suedeze, duke vërtetuar ngjashmërinë mes saj...

‘Po sjell pak diell sot nga Shqipëria’,Rama:Të mikpresësh këtë panair nën qiejt gri të…

Kryeministri Edi Rama e nisi me batuta fjalën e tij në Panairin e Berlinit, ku Shqipëria është e zgjedhura e nderit për vitin 2025. Ai...

“U lashë një letër mbi tavolinë”, Berisha i prerë pas daljes nga SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku firmosi prezencën e tij në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV