Berisha-Alibeaj në KAS: Unë jam kryetari, jo unë jam kryetari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beteja se kush është kryetar i PD-së, Berisha i zgjedhur nga anëtarësia, Basha i dorëhequr, apo Alibeaj i komanduar nga i dorëhequri, mbetet një enigmë që do kalojë për shqyrtim në KAS. Kush janë relatorët e çështjes dhe si do të jetë fati i PD-së që rrezikon të mos regjistrohet si subjekt politik për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Tashmë lufta për zgjedhjet e 14 majit mes dy PD-ve po bëhet në Komisionin Qendror Zgjedhor. Sali Berisha nuk heq dorë për tu regjistruar në zgjedhje si “kryetar I PD-së”, edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit që nuk e njeh sit ë tillë.

Nga ana tjetër “Grupimi Basha-Alibeaj” tundin vendimin e Gjykatës së Apelit dhe bashkë me të edhe vulën e partisë. Për të zgjidhur këtë “luftë” në KQZ janë përcaktuar edhe relatorët me short. Koli Bele do të jetë relatori i kërkesës ankimore të Enkelejd Alibeajt, i cili çoi në KAS vendimin e Celibashit për mosregjistrimin e PD-së.

Strukturës ankimuese i është drejtuar edhe grupimi i Sali Berishës, i cili kërkon të regjistrojë PD-në në emër të tij, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit ku këtë të drejtë ia la Enkelejd Alibeajt.

Pas hedhjes së shortit, relator i kësaj çështjeje ra Ilirjan Rusmali dhe dy relatorët pritet të thërrasin seancën publike për të marrë edhe vendimin sa i takon ngërçit të krijuar për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nëse edhe KAS lë në fuqi vendimin e marrë nga kryekomisioneri ië Komisionit Qenedror Zgjedhor, Ilirian Celibashi” atëherë situate bëhet edhe më kaotike. Ai ka kërkuar që PD-ja zyrtare që mban vulën dhe logon të paraqesë një “prokurë specifike”, ku Lulzim Basha, I cili në letra rezulton ende kryetar të shprehet se autorizon dike nga PD-ja për tu regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit të këtij viti.

Lexo edhe :  Foto familjare nga samiti BE – Ballkani Perëndimor, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

Prokura e mëparshme e lëshuar para një viti është konsideruar si e parregullt dhe e ppplotë nga Celibashi, duke u lënë 48 orë përfaqësuesve të PD-së zyrtare që të plotësojnë dokumentacionin. Të dyja palët dolën të pakënaqura nga qëndrimi i Celibashit dhe tashmë e kanë ankimuar vendimin në apelin zgjedhor KAS.

Nëse edhe shkalla e dytë (KAS) i qëndron këtij vendimi, atëherë PD-ja zyrtare është e detyruar të thërrasë Bashën e dorëhequr për të hedhur një firmë, në të kundërt rrezikon seriozisht mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale.

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV