Koronavirusi/ Manastirliu: Ja si do ta marrin pensionin pensionistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës së sotme për medita ka treguar se do t’i marrin pensionet pensionistët në një kohë që vendi po përballet me koronavirusin.

Sipas ministres së Shëndetësisë, pensionistëve do t’u dërgohet pagesa në shtëpi, gjë e cila, sipas saj, do të bëhet me zero kosto.

Gjithashtu, ministrja i bëri thirrje sektorit privat që të marrë masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës.

Ajo shtoi se do të pezullohen të gjitha konkurset publike, për punësim personeli apo shkollim.

“Posta të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e njerëzve në sportele. Pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero.

Privati të marrë masa për parandalimin e përhapjen e virusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës, kontakti i punonjësve mes tyre dhe me publikun, të shmangen nëse shërbimi mund të ofrohet online.

Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri, nga zona me risk, të komunikojnë online autoritetin përgjegjës Institutin e Shëndetit publik, nëse ata nuk e kanë plotësuar skedën e udhëtarit kur janë kthyer.

Do të pezullohen të gjithë proceset dhe konkurset publike për punësim personeli apo shkollim, të gjithë qytetarët dhe subjekte të respektojnë këto masa që të mos vënë në rrezik shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

Ky urdhër do të pasohet edhe nga urdhra të tjerë, që nëse këto veprime nuk do të jenë rezultative, do të kemi më shumë masa për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve”, tha ministrja Manastirliu.

Të fundit

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Lajme të tjera

Web TV