Axhenda/ Borrell e Varhelyi nesër vizitë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të vizitojë Shqipërinë në datat 15-16 mars.

Vizita është parë si një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si edhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Pas Tiranës, Shkupi do të jetë ndalesa e radhës e Borrell, i cili në kete vizitë shoqërohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi.

Diten e neserme, përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë më 16 mars, ku vendi ynë do të përfaqësohet nga kreu i qeverisë. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi. Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell,
Kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pasdite, HR/VP Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja dhe do të zhvillojë një shkëmbim me përfaqësues të Rinisë.

Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut.

Të fundit

Shumë e parefuzueshme, zbulohet paga e Theo Hernandez tek Al Hilal

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, do t’i bashkohet zyrtarisht klubit saudit Al Hilal në ditët në vijim. Sipas RMC Sport,...

U vra nga italiani pasi i grabiti shtëpinë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Një sipërmarrës ndërtimi italian ka pranuar se ka vrarë një të ri shqiptar dhe ka fshehur trupin e tij, pasi viktima kishte tentuar të...

Zjarr në Sarandë, përfshihet nga flakët zona e Metoqit! Ndërhyrje nga ajri…

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Çukë, duke marrë përmasa drejt zonës malore të Metoqit. Flakët janë përhapur me shpejtësi...

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në Top Channel dhe në Top...

Zyrtare/ Gilardino merr drejtimin e skuadrës së Serie A për dy vitet e ardhshme

Alberto Gilardino është zyrtarisht trajneri i ri i Pisës. Tekniku i njohur arriti marrëveshje me klubin që u në Serie A këtë sezon, teksa...

Lajme të tjera

Web TV