“Arrogante”/ Arbër Hajdari përplaset me Kiarën: U kujtove ti të luash pas 70 ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbri ka komentuar mbremjen e djeshme sjelljen e Kiarës ndaj Luizit, i cili pak ditë më parë ndihej keq dhe ajo nuk i qëndroi afër. Opinionisti u shpreh se nuk e justifikon sot sjelljen e Kiarës dhe e quajti sjelljen e saj arrogante.

Arbri: Nuk gjej arsye për të justifikuar sjelljen e Kiarës. Ajo që bëri Olta quhet përkujdesje. A ka qenë Olta fallco këtë nuk e di sepse nuk jam në zemrën e saj, por nga krahu tjetër nuk e justifikoj dot fare sjelljen e Kiarës sesi mund të jetë aq indiferente ndaj atij njeriu që e ka të dashur, aq më tepër ka obligim në një marrëdhënie. Faktikisht nuk është hera e parë që e shoh Kiarën indiferente. Ndoshta e ka dhe në tip, por unë nuk e justifikoj dot faktin që i the: Hë se s’të dhemb dhe aq shumë koka ty. Nuk duhet të të shqetësoj me shumë fakti që Olta po luan, por të shqetësohesh për një njeri që i thua të dua dhe i dhemb koka.

Kiara: Më vjen keq që Luizi i la hapësirë Oltës të komentonte për këtë gjë… Del keq Luizi, merr ajo merita në fund të ditës sepse këtu jemi në lojë Arbër nuk duhet ta harrojmë në asnjë moment.

Arbri: Po moj Kiara e di unë që u kujtove ti pas 70 ditësh të luash

Kiara: Jo, jo nuk po luaj, nuk ka lidhje me lojën

Arbri: Kur personi jot i dashur të thotë jam sëmurë, më vjen shumë keq që nuk gjej dot arsye për të justifikuar sjelljen tënde në marrëdhënie me atë njeri që ti i thua të dua

Kiara: Më vjen shumë keq që nuk arrini të shihni dashurinë dhe përkujdesjen që unë i jap Luizit në mënyrën time. Ju nuk arrini dot ta shikoni këtë nëpërmjet ekranit

Lexo edhe :  Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parë, ky është emri i veçantë i vogëlushes

Luizi: Arsyeja pse nuk afrohet Kiara është prej meje sepse nuk ja kam lejuar unë

Arbri: O Luiz ti nuk e ke detyruar Kiarën të bëhet arrogante dhe mua shpeshherë sjelljet e saj ndaj teje më janë dukur arrogante

Luizi: Thjesht i kam thënë mos u afro jo ti po askush sepse doja të rrija mbuluar errësirë

Arbri: O Luiz e di që mundohesh ta justifikosh Kiarën

Luizi: Nuk e justifikoj

Arbri: Ty bravo të qoftë që e duron atë mënyrë

Kiara: Dashurinë time e tregoj në të tjera mënyra, nuk e tregoj duke i thënë gjithë kohës të të puth, të të jap një çaj, një ilaç. Ka dhe mënyra të tjera për të treguar dashuri dhe përkujdesje dhe këtë gjë e dimë vetëm ne të dy.

Arbri: Kur një njeri është i sëmurë ti nuk mund të mendosh më shumë për lojën e Oltës sesa për tu përkujdesur për njeriun që do.

Kiara: S’i ke parë të gjitha

Arbri: Unë rri deri në 4-5 të mëngjesit duke ju parë ti thua nuk i ke parë.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV