KAS “zbulon” sot fatin e PD-së, si pritet të jetë vota e 5 anëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të mblidhet sot në orën 12.00 për të vendosur mbi fatin e PD-së Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës.

KAS tashmë po bën edhe llogaritë e “votave”, ku të paktën tre nga pesë anëtarët e saj mund të “anojnë” nga regjistrimi i PD-së me kryetar të komanduar Alibeajn, por që në fletën e votimit do të dalë Lulzim Basha.  Ankimimi i Berishës pritet të jetë “procedurë rutinë” për ta rrëzuar.

Fati i Partisë Demokratike do të vendoset sot nga Komisioni i Ankesave dhe Sankasioneve, i cili do të mblidhet në orën 12.00 me relator Koli Bele. Edhe pse Komisioneri Ilirian Celibashi vendosi të mos regjistrojë PD-në në zgjedhjet e 14 majit, me motivacionin se ka “mungesë dokumentacioni dhe duhet ‘autorizim specifik’ nga Lulzim Basha”, KAS mund të surprizojë me vendimin e tij.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar ditën e djeshme kërkesën e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt dhe të Partisë Demokratike të Shqipërisë të Sali Berishës, të cilat ankimuan vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo seancë shqyrtimi do të mbahet në orën 12:00, me relator Koli Bele. “KAS vendosi bashkimin për shqyrtim të dy kërkesave ankimore 32 dhe 33, në seancën publike publike në datën 16.03.2023, në orën 12 me relator z. Koli Bele.”, thuhet në njoftimin e KAS për ankimimet e dy grupimeve të Partisë Demokratike.

Koli Bele është anëtari i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ i cili do të relatojë ankimet e Alibeajt dhe Berishës për vendimin e Ilirjan Celibashit për mos regjistrimin e Partisë Demokratike. Koli Bele është caktuar fillimisht relator për ankimimin e Partisë Demokratike të grupit të Alibeajt, ndërsa ishte Ledio Braho ai që u caktua për ankimin tjetër. Por u vendos bashkimi i të dyja ankimeve në një me relator ishin zyrtarin socialist. Shorti u hodh ditën e djeshme në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, pasi PD e Enkelejd Alibeajt dorëzoi një ditë më parë ankimimin ndaj vendimit të kryekomisonerit Ilirjan Celibashi që i la jashtë zgjedhjeve. Ankimi i Berishës u dorëzua dje. KAS shqyrtimin paraprak për elementet e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore të PD dhe pas këtij shqyrtimi vendosi kalimin për shqyrtim.  Kjo ishte një pjesë proceduriale por palët politike po bëjnë disa llogari të thjeshta. Në KAS janë pesë anëtarë, tret ë propozuar nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Ata janë: Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele nga PS dhe Elvis Çefa dhe Ledio Braho nga PD. Përveç tre anëtarëve të PS-së, që kanë forcën e votës së shumicës, edhe dy përfaqësuesit e PD-së shihen si të “ndarë”. Në këtë mënyrë politikisht aludohet se përfiton PD e drejtuar nga Alibeaj. Megjithatë, vendimi i KAS nuk do të jetë aq i lehtë pasi kanë përpara një dokument të arsyetur nga Komisionieri Shtetëror zgjedhor Ilirian Celibashi, i cili nuk pranoi regjistrimin e PD-së për mungesë dokumentacioni.

Lexo edhe :  Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Vendimi për mosregjistrim

Koli Bele ishte relator edhe në ankimimin e parë që PD kishte bërë në KAS për vendimin e PD-së, por që çështja u rikthye sërish tek kryekomisioneri Ilirjan Celibashi. Në seancën e zhvilluar dy ditë më parë, Celibashi vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar. Sot në KAS do të caktohet realotori dhe me pas do të shqyrtohet ankimimi i PD-së së Alibeajt. Nëse KAS do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit, atëherë PD ka të drejtë që brenda 5 ditëve t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor. Ndërkohë, Celibashi vendosi përfundimisht mos legjitimimin e Sali Berishës. Ish-kryeministri ka ankimuar sërish vendimin, ndërsa relator u caktua Ledio Braho. Ankimimi është firmosur nga Berisha, si kryetar i PD. Në argumentim Berisha thotë se KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, ku fatkeqësisht në regjistër vijon të mbeten të dhëna të pasakta dhe të vjetëruara. Nga ana tjetër pa një parti të tijën, pritet të zyrtarizojë koalicionin me Metën dhe dy aleatët Vangjel Dule, për të kapur 15 marsin, afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve.

 

Të fundit

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League....

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV