‘FoodLand’, festivali i ushqimit të shëndetshëm/ Veliaj: U dedikohet vogëlushve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Perime që kërcejnë, pemë frutore argëtuese dhe një libër me receta të shëndetshme për shefa të vegjël! Këto janë disa nga detajet e festivalit tre ditor “FoodLand”, i cili po zhvillohet nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pjesë e Bashkisë Tiranë, në zonën e Parkut të Liqenit.

Festivali i dedikohet fëmijëve me qëllim ndërgjegjësimin e konsumatorit të vogël, mbi mësimin e zakoneve të mira të ushqimit. Për këtë arsye pjesmarrës janë fëmijë të moshës 5, 6 dhe 7 vjeç të cilët jo vetëm u argëtuan me lojëra zbavitëse, por morën pjesë dhe në konkursin e gatimit.

Përmes ndihmës së nutricionistes Dhurata Thanasi, mësuan mbi ushqimet e shëndetshme, por edhe si të “fshehin” shijshëm ato produkte që shpesh herë vogëlushët si kanë shumë qejf.

“Edukimi jo vetëm për t’u ushqyer shëndetshëm, por edhe jeta aktive përmes sportit, është në fokusin e vijueshëm të fushatave ndërgjegjësuese që ka Bashkia e Tiranës. Ky festival është vetëm një nga dhjetra të tillë që këtë vit i përkushtohen këtij qëllimi”, tha Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë.

“Në kuadër të Ditës Botërore të Konsumatorit po organizojmë këtë festival, i cili synon ndërgjegjësimin e konsumatorit të së ardhmes”, u shpreh Laura Deliu, Drejtore e Përgjithshme e AMK-së.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj ka edhe një ftesë të hapur për gjithë prindërit dhe fëmijët.

“Mirëmëngjesi nga “FoodLand Fest”! Një festival që i dedikohet konsumatorëve të vegjël dhe rëndësisë së mësimit me zakonet e shëndetshme, si ushqimi dhe sporti”, shkruan Veliaj.

“FoodLand Fest” po organizohet tek Amfiteatri i Liqenit, në datat 16, 17 dhe 18 Mars duke ftuar çdo vogëlush të bëhet pjesë e lojërave kreative mbi ushqimin e shëndetshëm.

Të fundit

Detektivët sekretë të picës napolitane: Si e ruan Italia “sekretin” e një recete botërore

Nëse ka një ushqim që bashkon botën, ajo është pica. Por ndërsa versione të saj lulëzojnë në çdo cep...

Berisha shfrenon fantazinë: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë

Kreu i PD Sali Berisha e ka shfrenuar sot fantazinë, duke u shprehur se ministri i Jashtëm ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të ndryshojnë raportin...

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon për herë të parë Mickoski: Nuk i vura re

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Në fundjavë, gjatë ndeshjes mes...

Shalqinjtë kalben në fushat e Myzeqesë, s’ka treg për shitje

Fermerët e zonave të Frakullës dhe Kafarajt në Fier shprehin revoltën për situatën e vështirë ku gjenden, pasi shalqiri, kultura kryesore, ka mbetur pa shitur dhe...

1969 – Zhvillohen bisedimet e fshehta të paqes për Luftën e Vietnamit

Në vitin 1969, gjatë periudhës më të tensionuar të Luftës së Vietnamit, u zhvilluan bisedime të fshehta në Paris, në përpjekje për të gjetur...

Lajme të tjera

Web TV