KAS regjistroi PD e Alibeajt në zgjedhje/ Haklaj: 6 marsi nuk do përsëritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i KAS për të regjistruar PD-në e Alibeajt në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka sjellë paqartësi në degët e Partisë Demokratike duke parë mundësinë e përsëritjes së skenarit të 6 marsit.

Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj në një intervistë televizive dje, theksoi se vendimi i KAS tregon qartësisht se kryetar i komanduar i Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj, ndërsa tha se kreu i KQZ, Celibashi, ka cenuar procesin zgjedhor me deklaratat e bëra ku u shpreh se për të ishte e qartë Berisha kishte mbështetjen e simpatizantëve.

Ai u shpreh se ka një ndryshim të situatës nga 6 marsi i vitit të kaluar, duke theksuar se këtë herë demokratët janë kthjelluar dhe nuk do të votojnë për koalicionin e Metës dhe Berishës. “KAS ka vendosur se ushtrues i detyrës është kryetari komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Me deklaratat e tij Celibashi cenoi integritetin e procesit zgjedhor. Celibashi mori këtë vendim për t’i dhënë mundësi Berishës të bënte 3 koalicione.  Ndodhi ajo që kemi paralajmëruar, u formua koalicioni, udhëheqës është Partia e Lirisë. Por ka një ndryshim 6 marsi, tani demokratët janë kthjelluar sepse Ilir Meta e preu në besë dhe formoi Partinë e Lirisë. Demokratët duhet të zgjedhin mes PD-së dhe PL-së”, deklaroi Haklaj.

Nga ana tjetër, gazetari, Aulon Kalaja tha se vendimmarrja e KQZ-së, është e paligjshme dhe e konsideroi si një lajm të keq vendimin e marrë nga KAS së fundmi, duke u shprehur se po shihen sërish shenjat e një 6 marsi të dytë.

“Vendimmarrja e KQZ-së është e paligjshme sepse do duhet të priste atë që do shprehte gjykata e Lartë derisa vendimi i gjykatës së Apelit të zbardhej, gjykata e Lartë do duhej të shprehej brenda 30 ditëve. PD humbi një shans për t’u bashkuar, ky është një lajm i keq. Sepse ne horizont shfaqen reminishencat e 6 marsit. Do doja të kishte një lloj reflektimi dhe të njiheshin kandidatët e primareve”, deklaroi Kalaja.

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV