Milani nuk di të fitojë në Serie A, kuqezinjtë marrin tre “shuplaka” nga Udinese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani u mposht 3-1 në fushën e Udineses në një mbrëmje ku Zlatan Ibrahimovic hyri në histori.

Milani e nis keq përballjen me Udinesen në “Dacia Arena”. Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 10-të me Ronberto Pereyran.

Gabim nga Bennacer, që i shërben Tomorit shumë ngadalë. Samardzic lexon aksionin, merr topin dhe driblon drejt zonës. Topi përfundon te Pereyra, i cili godet dobët, por në një kënd që e befasoi portierin Maignan.

Milani ia doli të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë, pikërisht në minutën e katërt shtesë të këtij fraksioni, me Zlatan Ibrahimovicin , që shënoi me 11-metërsh. Gjiganti suedez hyri në historinë e Serisë A, pas u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në kampionatin italian. Me 41 vjet, 5 muaj e 15 ditë mbi shpinë, Ibra theu rekordin që mbahej nga Alessandro Costacurta.

Por nuk ishte e thënë që Milani të shmangte humbjen në fraksionin hapës, por vetëm dy minuta më vonë, pranë të gjashtën shtesë, Beto ktheu avantazhin për Udinesen.

Në minutën e 70-të, Milani merr goditjen e radhës nga këmbët e Kingsley Ehizibue, që u gjend në kohën dhe vendin e duhur, 3-1.

Të fundit

Vota e Diasporës/ Balla thirrje emigrantëve nga Janina: Regjistrohuni

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u bëri një thirrje nga Janina të gjithë emigrantëve shqiptar që ende...

Lufta e nervave

“Është veshur elegant,” thotë Trump kur Zelensky del nga makina që ndalon përpara hyrjes në West Wing. Donald shtrëngon duart, asnjë batutë për reporterët...

Primaret e PD në Korçë me problematika, anëtarit i heqin emrin nga lista: Nuk votova dot

Prej nisjes së procesit të primareve në Qarkun e Korçës, procesi ka pasur problematika. Sipas informacioneve për Report Tv, disa anëtarë te vjetër të partisë...

Vengu: Pajimet në situatën aktuale të kërcënimeve janë tërësisht të pamjaftueshme

Grup - Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) nisi sot stërvitjen dislokuese të koduar “Mburoja e Arbrit - 25”, e cila do të zhvillohet...

Rama: Demokratët kanë lindur me këmishë, na e shohin hajrin edhe kur s’na votojnë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë e PS, në njësitë 7 dhe 10, Kamëz. Ai ka theksuar se Kamza është një...

Lajme të tjera

Web TV