Rama dhe Basha nuk gjejnë qetësi as nga koronavirusi: Po vare atë fyell në mur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha nuk kanë gjetur qetësi as kur vendi është përfshirë në gjendje emergjence nga koronavirusi dhe Shqipëria shënon 10 të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Në një kohë kur vendi kërkon mobilizim dhe menaxhimin e duhur të kësaj situate, dy liderët politikë janë përfshirë në akuza dhe kundërakuza, veçanërisht nga ana e kryedemokratit Basha.

Ky i fundit akuzoi kryeministrin se ka gënjyer për maskat që u shërbehen njerëzve, të cilat sipas tij, janë të skaduara.

Nga ana e tij, kryeministri Rama i është përgjigjur Bashës, që të heshtë pasi nuk është koha për politikë. Rama nuk i ka kursyer ironitë në një tjetër postim në “Twitter” kur i sugjeron Bashes që të varë në mur fyellin që po i bie përgjatë këtyre dy ditëve.

Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur, quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik, se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor! ndërroje maskën dhe orën, se kjo është një orë e rëndë për Shqipërinë dhe nuk je as ti, as partia jote halli i këtij populli sot, e s’ta ka borxh askush të të shpjegojë tre herë në ditë që s’është gabim, po është faj në mos krim të nxisësh panik me të pavërteta!”, shkruan Rama.

Të fundit

E rëndë në Elbasan, 57-vjeçarja gjendet e pajetë nga familjarët brenda banesës së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëmrizë të Elbasanit, ku një 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete...

Kultivonte kanabisin në serë,arrestohet në Madrid shqiptari! Ekstradohet drejt Shqipërisë

Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër. Si rezultat...

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 66% të votave me postë

124 vendvotime nga gjithsej 187 sa janë në total apo 66.31 për qind nga votat me postë janë numëruar dire në mëngjesin e së...

‘Shqipëria më e larmishme se Zvicra’, Rama nga Berlini: Kemi edhe ‘Mesdheun’

Në konferencën e turizmit në Berlin, Rama u ndal te bukuritë natyrore që ofron Shqipëria. Rama tha se Shqipëria është një vend edhe më...

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Meta do jetë në listat e mbyllura të PD

Kryetari i PD-së Sali Berisha garanton se Ilir Meta do të jetë kandidat në listat e mbyllura, ndryshe nga sa vetë presidenti i Partisë...

Lajme të tjera

Web TV