Elektorati voton sot në Mal të Zi për zgjedhjet presidenciale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Mal të Zi, ditën e sotme po mbahen zgjedhjet presidenciale.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga përmbysja e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç që ishte në pushtet më shumë se tre dekada, kur në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA fituan shumicën në parlament.

Zgjedhjet presidenciale po zhvillohen në një mjedis krize institucionale dhe politike, kur dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale u shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për në qershor.

Analisti i njohur malazez dhe njohësi i mirë i çështjeve juridike, Velija Muriq vlerëson se kjo krizë është rrjedhojë e fërkimeve politike mes ithtarëve të pavarësisë dhe atyre që e kundërshtojnë ate.

Zoti Muriq thotë se Mali i Zi është i ndarë në dy grupe, mes atyre që identifikohen si malazezë dhe atyre që e shohin veten si serbë dhe kundërshtojnë pavarësinë e vendit nga ish-federata me Serbinë.

Në këtë kuadër ai vë në dukje ndikimin negativ të ndryshimit të Ligjit për Presidentin që, sipas tij, ndikoi edhe më shumë në situatën politike në vend.

“Ndryshimi i Ligjit për Presidentin nga shumica aktuale në parlament padyshim që ka një ndikim negativ në zhvillimet politike në vend. Komisioni i Venecias e kritikoi ligjin si një shkelje të Kushtetutës. Kjo ndikoi në polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pamundësinë e autoriteteve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza”, thotë zoti Muriq.

Ai vlerëson se kjo situatë e ka devijuar Malin e Zi nga rruga europiane dhe mund të ketë pasoja të rrezikshme për të ardhmen e vendit.

Mali i Zi u bashkua me NATO-n në vitin 2017, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shteti një vit më parë për të cilën Podgorica akuzoi agjentët rusë dhe ultranacionalistët serbë. Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si absurde.

Lexo edhe :  Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar, Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kremlini në këmbim e vendosi Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore.

 

Të fundit

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos,...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

Lajme të tjera

Web TV