Kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci thotë se në Shqipëri aktualisht ka një kultivim masiv të kanabisit, ndërsa për konsum, Bulqiza është qyteti që zë vendin e parë.

Gjatë diskutimit në “Top Story” për trafikantët shqiptarë të kokainës në botë, Beci thotë se problemi nis nga kultivimi i madh i kanabisit në Shqipëri.

Numri i shqiptarëve në Ekuador, thotë ai, është rritur ndjeshëm.

“Në Ekuador ka një lëvizje të shqiptarëve nga 3 mijë në 7 mijë aktualisht. Çfarë bëjnë ata aty? Në fillimin gjejnë tregun. Janë ofrues të ndihmës së organizatave të rëndësishme kriminale. Kanë qenë garantues të transportit të drogës.

Në Shqipëri, kemi kultivim masiv të kanabisit. Kemi një problem të legjislacionin. Kemi 32 vite që kemi emigracion. Që atëherë një pers që ka lindur në Angli, Greqi, Belgjikë etj, sot është 32 vjeç. Organet ligjore shqiptare kanë zero informacion për të. Ky është problem”.

Sipas tij, DEA duhet të hetojë trafikantët e drogës.

“DEA është posaçërisht për trafikimin e kokainës. Duhet studiuar Shqipëria. Këtu, konsumi i kokainës në raport me numrin e Bulqizës, është më i lartë në Bulqizë. Bulqiza zë vendin e parë në vend”.

 

Të fundit

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia,...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV