Zgjedhjet vendore/ Berisha-Alibeaj, ndarje pa kthim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Enkelejd Alibeaj mblodhi kryesinë dhe grupin parlamentar për të vendosur emrat e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 Majit me logon e Partisë Demokratike. Cilët do të jenë emrat e rinj dhe a do pranohen primaret? Alibeaj ka kohë deri më 27 mars

Kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj mblodhi kryesinë dhe grupin parlamentar jashtë zyrave të Partisë Demokratike. Edhe pse KAS vendosi që Alibeaj të jetë kryetar legjitim i Partisë Demokratike, ai është ende pa zyrë dhe duket se ka humbur edhe më shumë respektin e atyre deputetëve që kanë qëndruar në krahun e tij. Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi në zgjedhjet vendore 2023, kryetari komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj mblodhi pasditen e djeshme Kryesinë dhe Grupin Parlamentar. Kjo ishte edhe mbledhja e parë që grupi i PD zhvilloi në zyrat e reja që kanë marrë me qira rrugën Donika Kastrioti, zyra në të cilat do ushtrojë aktivitetin politik, pasi selinë e PD-së e ka ende në përdorim Sali Berisha. Në fokus të kësaj mbledhje ishin përzgjedhja e kandidatëve për garën elektorale. Alibeaj i ka dhënë një dorë kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit, pasi 27 marsi është afati i fundit për të regjistruar kandidatët në KQZ, ndërkohë që ai deri më tani ka bërë publik shumë pak emra, në ndryshim nga kampi tjetër i PD-së që ka të publikuar listën e plotë të kandidatëve, ndërsa PS pothuajse i ka përcaktuar të gjithë dhe mbetet vetëm zyrtarizmi më 25 mars. Pavarësisht përçarjes, në 5 bashki PD zyrtare pritet që të mos nxjerrë kandidatë, kjo për shkak të kërkesës së bazës, ku edhe vetë degët lokale kanë përforcuar thirrjen që mos të nxjerrin kandidatë përballë atyre të primareve, ndonëse do të garojnë nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Koalicion ku logoja e Berishës nuk do të përdoret. Edhe në këto zgjedhje, po ripërsëritet skenari i 6 marsit, zgjedhjeve të pjesshme vendore, në të cilat PD doli me dy kandidatë. Siç vendosi KAS, PD zyrtare do të përfaqësohet nga emri i Enklejd Alibeajt, si kryetar i komanduar, ndërkohë që Sali Berisha ka mbetur jashtë i paregjistruar, pa vulë e logo partie. Të gjitha institucionet e kanë rrëzuar Berishën dhe asnjë nuk e ka njohur si kryetar të PD-së, ndërkohë që ai ka gjetur strehë tek aleati i tij Ilir Meta. Berisha do të dalë në zgjedhje me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, por në asnjë moment nuk do përdoret emri apo logo e tij. Enkelejd Alibeaj nuk ngurron ta konsiderojë ndarje finale mes dy grupimeve të PD futjen e kandidatëve për kryebashkiakë të Sali Berishës në zgjedhje me logon e Ilir Metës.“Është e pafalshme, është një mëkat politik që një pjesë të demokratëve t’i marrësh dhe t’i orientosh në një parti tjetër. Ky është fundi I ekzistencës së një partie, fundi I moralit politik. Si mundet që një shtëpi e madhe siç është PD që mund të ketë debate, ide të ndryshme, pikëpamje të ndryshme, por në fund duhet të mbeten te e njëjta çati. Çdo akt, çdo veprim që i orienton, shtyn mezor një pjesë të demokratëve drejt një partie tjetër, të majtë, që nuk ka asgjë me moralin dhe vlerat e PD, kjo është një ndarje, duhet ta pranojmë, një ndarje thuajse finale”, tha Alibeaj.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Dy partitë opozitare LZHK-Djathtas 1912 do të garojnë në zgjedhjet e 11 Majit së bashku. Kryetari i LZHK, Dashamir...

Tensione të larta në Hagë/Komandanti i UÇK: Më nxorët tradhtar, të pabesë po na njollosni

Tensione tepër të larta në sallën e Gjykatës Speciale. Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, u përplas ashpër me prokurorët gjatë dëshmisë së...

Balla në Udine: Shqipëria nuk është më sot “delja e zezë” e Europës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla përmbylli turneun e tij në veri të Italisë me një takim me bashkatdhetarë në Udine,...

Motrat Vjollca rikthehen në ekran, ja programi ku do t’i shohim bashkë Luanën dhe Marinën

Luana Vjollca do rikthehet në ekran, por as tek Klan-i e as tek Top-i. Moderatorja pritet të prezantojë Ferma Vip 2. Luana përflitej se do...

Veshje për tregjet e BE/ Balluku: Kompanitë fasone të rëndësishme për punësimin

Kompanitë shqiptare të fasonerisë prodhojnë dhe eksportojnë veshje për tregjet europiane. Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar një biznes fasonerie në Fier ku janë të punësuar...

Lajme të tjera

Web TV