Rama takim me presidenten e Greqisë: Do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, në ditën e dytë të vizitës në shtetin fqinj. Kreu i qeverisë u shpreh optimist për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull mes dy vendeve.

‘Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve.’- u shpreh Rama.

Në vijim të vizitës së tij në Greqi, Kryeministri Edi Rama u prit në takim nga Kryetari i Parlamentit grek, Konstantinos Tasoulas, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve, si dhe shprehën dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Parlamentit Konstantinos Tasoulas bashkëvlerësuan rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi, si ura solide miqësie mes vendeve.

“Është kënaqësi e veçantë që jemi sot në Athinë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë, është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë pa dyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh, janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi.” – u shpreh Kryeministri Rama.

Nga ana e tij, Kryetari Tasoulas shprehu mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke vlerësuar progresin e bërë nga vendi ynë në këtë aspekt.

Lexo edhe :  Veliaj publikon videon/ Ja çfarë më faturoi si korrupsion prokurori ndërtues

“Me të drejtë vendi juaj synon ecjen drejt integrimit evropian, me të drejtë vendi ynë mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Me të drejtë të dyja vendet tona, duke pasur ura lidhëse minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar ne Greqi, po ecin përpara.” – u shpreh ai gjatë takimit.

Të fundit

Temperaturat deri në 21 gradë celsius, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta do të na shoqërojë në pjesën më...

Oferta e Putinit për Trumpin: Çfarë mendojnë ukrainasit

  Rusia i ofron SHBA-së shfrytëzimin e minerale të rralla edhe në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë. Çfarë dëshiron të arrijë Kremlini me...

Qetësi e brishtë në Ballkan

Nga Artur Ajazi   Përtej asaj që sot mbarë bota po diskuton mbi problemet etnike në vende të ndryshme të kontinentit, një tjetër shqetësim ndoshta që kalon...

Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare:Vendimet e Speciales do ta ngjyrosin veprimtarinë…

Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare penale dhe të drejtave të njeriut, Rudina Jasini thotë se vendimet që do të merren në Gjykatën Speciale në...

Rama: Pavarësia e drejtësisë është e panegociueshme

  Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësia e drejtësisë është një arritje historike për Shqipërinë, duke theksuar se për herë të parë që nga viti...

Lajme të tjera

Web TV