PD nxjerr videon për koronavirusin: Ja pse duhet të hetojë prokuroria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka vijuar denoncimin e saj lidhur me maskat ndaj koronavirusit, të cilat sipas saj janë të skaduara.

Për këtë aryse, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë shpërndarjen e maskave të skaduara për personelin shëndetësor.

Në videon e publikuar nga Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD-së shpjegon se Prokuroria ka “1 milion e 200 mijë prova”, referuar maskave të shpërndara.

Ai ka akuzuar qeverinë për papërgjegjshmëri, ndërsa bën thirrje që të veprohet.

Deklarata e plotë: I bëj thirrje Prokurorisë që të thyejë heshtjen e të bëjë detyrën e saj ligjore! Provat e krimit janë aty, plot 1 milion e 200 mijë maska të skaduara, të shpërndara në thyerje të ligjit në të gjithë spitalet dhe qendrat shëndetësore të Republikës së Shqipërisë.

Uroj që Prokurori i Përgjithshëm të veprojë ndryshe nga Kryeministri, i cili sot i mori mjekët dhe qytetarët për budallenj, duke ju thënë që produktet farmaceutike mund të përdoren edhe pas datës së tyre të skandencës!

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu e dinë mirë që sipas ligjit maskat e skaduara konsiderohen mbetje spitalore, të kategorisë “mbetje farmaceutike” dhe që po sipas ligjit, nuk mund të përdoren, por duhet të asgjësohen! Për pasojë, shpërndarja e 1.2 milion maskave të skaduara që në vitin 2011 është krim! Ata që kanë urdhëruar mbulimin e datës së skadencës dhe kanë shpërndarë 1,2 milion maska të skaduara mjekëve dhe infermierëve, duhet të përgjigjen para ligjit! Sot është koha për të vepruar! Në këtë situatë, papërgjegjshmëria është fatale!

Të fundit

Shtëpia e Bardhë mohon “kurthin” ndaj Zelenskyt: Donim vetëm një marrëveshje për paqen

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë pretendon se përplasja verbale midis Donald Trump,  JD Vance ë dhe...

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok?

Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako tha për Scan...

Dibër, muajt e parë të vitit me fluks të shtuar virozash në spitalin rajonal

Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një fluks të shtuar të të prekurve nga virozat stinore. Mjekja infeksioniste pranë Spitalit Rajonal Dibër,...

Studimi i ri: Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në...

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, ka dëme...

Lajme të tjera

Web TV