Zgjedhjet e 14 Majit/ Kolegji rrëzon Celibashin, regjistrohet “Lëvizja Bashkë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kolegji Zgjedhor e ka parë jo legjitim mos regjistrimin e “Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qorri. Partia që anon majtas mori “ok” nga Kolegji Zgjedhor për të hyrë në zgjedhje përballë Veliaj dhe Këlliçit.

Ndërsa partia më e madhe opozitare PD shkon tërësisht e përçarë në zgjedhjet lokale, me shumë mundësi duke dalë me dy kandidatë, edhe kryetari aktual i PS-së Erion Veliaj duket se do të ketë ca “firo”, pasi “Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga pedagogu Arlind Qorri do të regjistrohet si subjekt politik. Tashmë Arlind Qorri përfaqësuesi i “Lëvizja Bashkë” do të jetë në garë për bashkinë e Tiranës së bashku me Erion Veliajn dhe Belind Këlliçi. Komisioni Qendror Zgjedhor si dhe KAS nuk e regjistroi këtë si parti Kolegji Zgjedhor mori këtë vendim dhe detyron kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi që ta regjistrojë si subjekt zgjedhor. Duhet theksuar se Qorri njihet si “i majtë” duke organizuar shpesh protesta me kauza sociale dhe ishte një nga faktorët jo pak të rëndësishëm që mbështeti dhe nxiti studentët në protestat masive të tyre në vitin 2018. Pasi provoi të organizohet si “shoqëri civile” një muaj më parë Arlind Qurri dhe mbështetësit e tij, kryesisht të arinj aktvistë vendosën që të regjistrohen në gjykatë si subjekt politik. Zvarritja në Gjykatën e Shkallës së Parë për të ta regjistruar u konsiderua nga Qorri si “ndikim nga Veliaj”. Gjithsesi kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Ilirian Celibashi nuk e regjistroi pasi vendimi i shkallës së parë nuk kishte formë të prerë për ta regjistruar si parti politike dhe nuk ishin mbushur 15 ditë për tu ankimuar. Drejtuesi i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qorri, i cili synon të garojë për kryetar të bashkisë Tiranë e cilësoi qëndrimin e Kolegjit një vendim që i jepte fund paligjshmërisë dhe padrejtësisë. “Përpara pak minutash Kolegji Zgjedhor na dha të drejtë duke vendosur ta detyrojë Komisionerin Qendror të Zgjedhjeve të regjistrojë Lëvizjen BASHKË si parti politike me të drejta të plota në zgjedhjet e 14 majit. Kjo është një ditë e shumëpritur nga ne, e shumëpritur nga mijëra qytetarë që kanë nënshkruar për themelimin e Lëvizjes Bashkë, e shumëpritur nga mbi 5000 qytetarë që kanë nënshkruar që ne të marrim pjesë në zgjedhje”, tha Qorri. Sipas tij, paligjshmëria dhe padrejtësia do të kishin një fund. “Ky fund fatmirësisht erdhi, pavarësisht makinacioneve që nisën me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjygjtarin famëkeq Zhukri e komisionerin famëkeq Celibashi dhe tre anëtarët famkëqij të KAS-it. Kjo nuk është fitore vetëm për ne, aktivistët e Lëvizjes Bashkë. Është fitore për çdokënd që do të jetë si ne, në pozitën tonë në të ardhmen. Kjo është fitore për qytetarët shqiptarë, pluralizmin politik, për aq pak demokraci sa kemi në Shqipëri. Ne demokracinë duhet ta mbrojmë, duhet ta zgjerojmë, duhet ta fuqizojmë dhe ky vendim është një ogur i mirë në këtë rrugë. Ne do të nisim fushatën zgjedhore për pak ditë në bashkinë e Tiranës. Unë ju premtoj që do të jetë fushata më e pazakontë, më e fortë dhe më shpresëdhënëse që është parë ndonjëherë në këto 30 vite pluralizëm në Shqipëri”, tha Qori.

Lexo edhe :  Rrëfimi i Elisa Spiropalit: Shqipëria, parlamenti, e majta dhe...

Regjistrimi i LZHK-së

Po ashtu, në zgjedhje është regjistruar edhe partia e Dashamir Shehit pasi i KAS i dha të drejtë dhe do ta regjistrojë me emrin e ri ‘Aleanca Progresiste LZHK’. “Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 35, depozituar nga Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 173, datë 14.03.2023”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi pranimin e ankimit, ndryshimin e vendimit nr. 173, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e KShZ-së të regjistrojë si subjekt zgjedhor partinë politike “Aleanca Progresiste LZHK”, me kryetar z. Dashamir Shehi, me germa nistore LZHK”, thuhet në njoftimin e KAS.

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV