Koronavirusi në Durrës/ Fevziu lëshon alarmin: Ja pse mund të bëhemi si Italia

Fevziu u shpreh se gruaja në fjalë pas kthimit nga Italia pak kohë më parë dhe është shtruar në spitalin e Durrësit për t’u kuruar për penumoni, që prej datës 5 mars. Rezultatet e analizës kanë dalë vetëm sot dhe kanë treguar që gruaja është e infektuar me “Covid-19”.

Një grua e cila është shtruar në spitalin e Durrësit për t’u kuruar për pneumoni që prej datës 5 mars ka rezultuar pozitive me koronavirus, mund të ketë infektuar edhe shumë persona rreth saj.

Ky është alarmi që jep gazetari Blendi Fevziu. Sipas tij, gruaja që ndodhet e shtruar në spitalin e Durrësit, me shumë mundësi ka infektuar edhe shumë persona rreth saj.

Në hyrje të emisionit “Open”, Fevziu u shpreh se gruaja në fjalë pas kthimit nga Italia pak kohë më parë dhe është shtruar në spitalin e Durrësit për t’u kuruar për pneumoni, që prej datës 5 mars. Sipas Fevziut,  gruaja është relativisht në moshë dhe prej pesë ditësh ajo ka qenë në kontakt të afërt me familjarët e saj dhe me të gjithë stafin e spitalit.

“Rrezikon që në Shqipëri të përsëritet i njëjti skenar si në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar, që një e shtruar në Lombardi infektoi dhjetëra persona,”– u shpreh Fevziu.