Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë, pasi i ka shpërthyer lënda plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri.
Viktima është identifikuar si shtetasi me inicilet P. J.
“Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës”-njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.