Pse Erdogan nuk mund të jetë sërish kandidat për president?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deklaratë që do të diskutohet gjatë në prag të zgjedhjeve në Turqi të 14 majit, ka bërë ish-presidenti i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), Tufan Algan, duke vënë në dyshim legjitimitetin e mandatit të tretë presidencial të Rexhep Tajip Erdogan. Në deklaratat që bëri për gazetën “Yeniçağ “, Algan argumentoi se presidenti turk nuk mund të jetë kandidat për herë të tretë.

Ai mund të jetë kandidat vetëm nëse Asambleja Kombëtare shpall zgjedhje të parakohshme,”- theksoi Algan, i cili drejtoi Këshillin e Lartë Zgjedhor (YSK) nga viti 1996 deri në 2004.

Dilemë e ngjashme e legjitimitetit

Në fakt, Algan iu referua edhe pyetjes që kishte lindur më shumë se 20 vjet më parë, më 3 nëntor 2002, nëse Rexhep Tajip Erdogan duhet të jetë deputet apo jo. Sipas nenit 11 për zgjedhjet në Parlament, ata që janë dënuar sipas nenit 312 të Kodit Penal të Turqisë nuk mund të zgjidhen deputetë. Por ndërkohë Këshilli i Lartë Zgjedhor, siç pretendon edicioni anglez i gazetës Duvar, më 24 mars ka pranuar njëzëri kërkesën e Rexhep Tajip Erdogan për të kandiduar për herë të tretë, duke i dhënë kështu “dritën jeshile” dhe shtruar pyetjen nëse një gjë e tillë është e ligjshme.

Çfarë thotë qeveria për kandidaturën e Erdoganit?

Erdogan u zgjodh për herë të parë president në vitin 2014. Më vonë, ai u rizgjodh në qershor 2018 sipas sistemit të ri presidencial. Sipas sistemit të ri presidenti mund të zgjidhet deri në dy herë. Rrethet qeveritare vënë në dukje se nuk ka pengesë ligjore që Erdogan të kandidojë sërish, pasi sistemi është i ri dhe roli është i ndryshëm pas reformës kushtetuese të 2017-ës, pasi presidenti ka një rol tjetër.

Lexo edhe :  Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Megjithatë, sipas nenit 101 të Kushtetutës së Turqisë, presidenti është i kufizuar në dy mandate. Një ndryshim në Kushtetutë ka nevojë për votat e dy të tretave të Asamblesë Kombëtare Turke (400 deputetë), gjë që i mungon koalicionit qeverisës të Erdogan dhe Bakhceli.

Erdogan mund të jetë gjithashtu një kandidat nëse Parlamenti vendos të mbajë zgjedhje të parakohshme, të cilat do të kërkonin votën pozitive të 360 nga 600 deputetë.

Të fundit

Kartëmonedhave po u vjen fundi/ Prerjet e ‘Euro-s’ që do të dalin nga qarkullimi

Paratë e letrës po zhduken gjithnjë e më shumë, pasi shumë njerëz preferojnë të paguajnë drejtpërdrejt me kartat e...

Viti i Gjuhës Shqipe/Rama: U vendosën piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin e tij social, Facebook, shprehet se në Vitin e Gjuhës Shqipe u vendosën piketa të reja...

“49% e të rinjve shqiptarë jashtë pune dhe shkolle, sociologia: Gjeneratë e humbur”

Statusi i të rinjve shqiptarë (15-29 vjeç) në tregun e punës për vitin e shkuar tregon një realitet sfidues. Rreth 49.4% e të rinjve...

Po përhapet me ritme të shpejta në Kinë, ja se çfarë është virusi HMPV dhe si po përhapet

Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në vende të tjera. Instituti Kombëtar i...

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ja kur do të nisë regjistrimi i votuesve të Diasporës

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë të ditur se përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 kanë hyrë në fazën aktive. Ai konfirmoi...

Lajme të tjera

Web TV