Alibeaj, parti e madhe me çerek kandidatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar “de jure” nga kryetari i komanduar Enkejed Alibeaj, ka vendosur që të dalë me 16 kandidatë për kryetarë bashkishë, nga 61 që janë në total. Beteja e madhe për logon dhe vulën kthehet në përfaqësim me vetëm 25 për qind të bashkive.

Enkelejd Alibeaj ka zyrtarizuar dje emrat e kandidatëve për 16 bashki të vendit. Edhe pse mban në xhep vulën e rëndë të PD-së,  Alibeaj ka zgjedhur të ketë kandidatë në 16 bashki, ose e llogaritur në përqindje gari 25 përqind. Ndërsa kundërshtari i tij Sali Berisha ka publikuar emrat në 61 bashki të Republikës së Shqipërisë, Alibeaj ka lënë si duket me kast tre bashki të mëdha siç është Durrësi, Elbasani dhe Shkodra pasi tek këto bashki ka gjetur konsensusin në heshtje të kandidatëve siç janë respektivisht Igli Cara, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia. Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn ka vendosur duke u gdhirë e hëna të hyjë në zgjedhjet e 14 majit me kandidatë në disa bashki të vendit dhe këshillat bashkiakë, përfshirë edhe Tiranën ku është zyrtarizuar Roland Bejko. Përplasjet kanë qenë edhe mes “Grupimit Alibeaj”, pasi një pjesë kërkonin që të dilnin me kandidatë në të 61 bashkitë, një pjesë tjetër që të dilnin në disa dhe grupimi i tretë që të përfaqësoheshin vetëm me këshillat bashkiakë, me qëllim të mos shtojnë më shumë përçarjen brenda PD-së. Është gjetur një zgjidhje e mesme, duke dalë me kandidatë në 16 bashki dhe me këshilla bashkiakë në çdo bashki të vendit. Beteja e madhe ligjore e grupimit Alibeaj ishte për të siguruar vulën dhe logën e PD-së të cilët e fituan me vendim gjykate, por përballja në elektorat duket se është tërësisht në disfavor të tyre. Grupi i Rithemelit të PD-së i përfaqësuar nga Sali Berisha del me 61 kandidatë në të gjithë bashkitë e vendit, ndërsa në mungesë të vulës dhe logos së PD-së iu bashkangjitën koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nën drejtimin e Ilir Metës.

Lexo edhe :  Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Reagimi i Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat u ndal edhe tek zgjedhjet e 14 majit. I pyetur lidhur me zyrtarizimin e kandidatëve nga Alibeaj, për bashkitë përfshirë edhe Tiranën, Berisha tha se janë kandidatë të Edi Ramës dhe se nuk kanë asnjë lidhje me PD. “Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës. Nuk kanë lidhje me PD. Ata janë thjesht vegla mjerane që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit. PD do triumfojë. Koha provoi në mënyrë profetike përcaktimet, provoi rëndësinë që ka misioni i demokratëve për vendosjen e pluralizmit. Këto tani i kanë kuptuar të gjithë. Kandidatët e Edi Ramës, janë 1 ose 2, vijnë nga bota e mafies”, tha Berisha. Ish- kryeministri Sali Berisha edhe pse do të strehohet nën logon “Partia e Lirisë” e Ilir Metës ai i ka të gjithë kandidatët e tij të zgjedhur nga “Primaret”. Pra edhe pse i bie të jetë partia e tretë politike “Partia e Lirisë” do të dal me kandidatë në të gjitha bashkitë. Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë një takimi me simpatizantë demokratë në Peqin të Elbasanit, foli për kandidatët e prezantuar nga Partia Socialiste për kryetarë të bashkive të vendit. Duke akuzuar PS-në për mungesë transparence në zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie, Berisha tha se kandidatët socialist janë emëruar në bodrumet e mafias pa u takuar me asnjë qytetar. Duke sjellë në vëmendje, ngjarjet e ndodhura së fundmi, duke theksuar atë të arrestimit të Lefter Allës, sipas tij për arsye se nuk pranoi të mos rikandidohej në bashkinë e Bulqizës.

Të fundit

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Lajme të tjera

Web TV