Eksperti: Shoferët kanë më shumë frikë nga kamerat se nga policët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se drejtuesit e mjeteve i frikësohen më shumë kamerave të vendosura në rrugë për monitorimin e sigurisë, se policëve.

Sipas tij forma e digjitalizuar e ndëshkimeve është më efikase sepse natyrshëm marrëdhënia mes njerëzve është më e manipulueshme.

“Nëse nëpërmjet këtij sistemi monitorimi do të vendosen këto gjoba ne kemi mundësi që të verifikojmë dhe personat të cilët kanë shkelje të shumta në një afat të shkurtër kohor ku duhet të merren masa shumë të rrepta ndaj këtyre personave,” – u shpreh eksperti.

Hasho tha se është e rëndësishme që të vlerësohen edhe ata shoferë që nuk janë përfshirë në aksidente, apo nuk janë ndëshkuar, por bëjnë lëvizje të gabuara në rrugë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet.

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Lajme të tjera

Web TV