AGJËRIMI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Taqo është pronar i hotel “Doro”. Dy ditë më parë më tha:
-Mitro duhet të agjërosh! Një japonez ka fituar çmimin “Nobël” për agjërimin! Ha një herë në ditë. Drekën në orën 16. Pastaj vetëm çaj! E bën?
-Do e bëj sepse do zbatoj porosinë e Ramës: “Agjërimi ilaç kundër virusit”!

-Lere sarkazmën! Fillo agjërimin! Çfarw ha në mëngjes?
-Cereal me qumësht…
-Skandal….
Qumësht Parmalat?…Pse sa lopë ka Italia që të ushqejë me qumësht italianët dhe shqipot?! Jazëk qumështit. Ha vetëm tërshërë…
-Mos më ngatërron me kalin?
-Lere ironinë! Hidh tërshërë në filxhan. Zbute me ujë. Aty i ke të gjitha:
proteina, fibra, vitamina.

-Alo… Jam Taqo. Agjërove?
-Po. Por natën, nga uria, për pak hëngra Ezmerkën!
-Ha…ha! Më mirë të hash gruan se sa të dëmtosh shëndetin!…Mos iu ndaj çajit, por shto edhe çaj me trëndafil të egër…Dhe agjëro.

U bëra pak Hamlet: Të agjëroj apo të mos agjëroj?! Mos ia fut si kau pelës Taqoja?

Hapa internetin…Kur agjëron, stomaku “bluan” për qejf të vet. Satelitët e stomakut: mëlçia, tëmthi, veshkat, zemra punojnë më ritmin që i ka “gatuar” perëndia. Indet nuk marrin ushqim nga stomaku, por hanë dhjamin e krijuar.

Përsëri ra telefoni:
-Alo jam Bert Kushe!..E fillove agjërimin?
-Edhe ti more Brut?
-Leri përrallat. Fillo! Të është bërë barku si tullumbac! Agjërimi nuk është shkencë e ditëve tona. Kurani porosit-Mbani Ramazan. Bile e quan Muaji i Shënjtë i Ramazanit. Në Bibël shkruhet-Kreshëm!

-Berti! I je futur teologjisë?
-Jo. Ndjek dietat e ushqimit. Në ushqim duhen futur gjërat e fermentuara: kos, turshi. Perimet e ziera…Me fermentim dhe gjërat e ziera-virusi del jashtë loje!

Të fundit

Pensionet me Greqinë, Shqipëria ka gati draftin për marrëveshje

Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negoicator për njohjen e pensioneve me Greqinë. “Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht...

Lefter Maliqi paralajmëron: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në një intervistë për News24 se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik, që pritet të jetë...

Velipojë/ Dallgët rrezikuan jetën e tre personave, ndërhyn policia

Policia e Velipojës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka shpëtuar tre persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Sipas njoftimit të policisë, tre pushuesit kishin...

Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

Shqiptarët po martohen më pak e rrjedhimisht po bëjnë më pak dasma. Kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë. E kundërta po ndodh me...

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur...

Lajme të tjera

Web TV