Princi Harry pranon se nuk flet më me miqtë e vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi Harry ndodhet në Londër teksa merr pjesë në gjyqin në Gjykatën e Lartë pas ankesës së tij për Daily Mail. Duka i Sussex- it i akuzon gazetën për adoptim të praktikave të paligjshme për të mbledhur informacion në lidhje me jetën e tij personale.

A post shared by An American In Royal View (@anamericaninroyalview)

 

Princi Harry ka paditur publikimet në fjalë për keqpërdorim të informacionit personal dhe mbledhje të paligjshme të informacionit, duke përdorur metoda të padrejta.

Sipas pretendimeve të tij, gazeta në fjalë kishin vazhduar me punësimin e hetuesve privatë dhe vendosjen e përgjuesve në makina në mënyrë që ata të kishin akses dhe të regjistronin bisedat e tij private. Sipas një dokumenti zyrtar të depozituar në gjykatë në emër të Dukës së Sussex: “Dyshimi dhe paranoja e shkaktuar nga publikimi i artikujve të paligjshëm nga Daily Mail bëri që Harry të prishte marrëdhëniet me miqtë e tij, pasi besonte që ata ishin burimi kryesor i daljes së informacionit”.

Gjithashtu thotë se:“Paditësi beson se veprimet e gabuara të Daily Mail përbëjnë tradhti, pavarësisht premtimeve të bëra nga media për të përmirësuar sjelljen e tyre pas vdekjes tragjike dhe të parakohshme të nënës së tij, Princeshës Diana, në 1997.”

Princi Harry po bashkon forcat në proces gjyqësor me një grup personazhesh publike që po denoncojnë gazetën për këto praktika të paligjshme. Midis tyre, Elton John, Doreen Lawrence nga Clarendon dhe Sandy Frost, të cilët gjithashtu ndërmorën veprime ligjore kundër gazetës

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV