Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Ahmetajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar ankimim[1]in e ish/zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin që u krye në banesën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj.

Vendimi u mor nga turpi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, në dhomë këshillimi. Ahmetaj dhe partnerja e tij kërkuan konstatimin e pakushtetutshmërisë dhe paligjshmërisë së vendimit të Shkallës së Parë për lejimin e kontrollit të banesës në Hamallaj, në pronësi të partneres së Ahmetajt, Erjola Hoxha, duke e quajtur “akt që cenon sovranitetin e Kuvendit, Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin e Procedurës Penale”.

Gjithashtu në ankim thuhej se kontrolli ishte i paligjshëm për shkak se mungonin shkaqet e ligjshme për kryerjen e tij. “Zonjës Hoxha nuk iu garantua e drejta për të pasur praninë e një personi të besuar ose një mbrojtësi të zgjedhur para se të fillonte kontrolli i banesës.

Ajo nuk kishte në dispozicion asnjë mjet komunikimi me të cilin të kontaktonte avokatët e saj, pasi telefoni iu sekuestrua menjëherë”, thuhet në ankim.

“Banesa është dykatëshe dhe hetuesit u ndanë në mjedise të ndryshme ndërkohë që zonja Hoxha nuk mund të ndiqte nga afër kontrollin, pasi mbikëqyrej nga hetues të tjerë. Gjatë kontrollit ajo iu nënshtrua pyetjeve provokuese të hetuesve lidhur me sendet që ndodheshin në banesë dhe mbi koston e tyre”, thuhet në ankesë.

Përmes ankimit, Ahmetaj dhe Hoxha quajnë të paligjshëm edhe kufizimin e lirisë së partneres së Ahmetajt, për rreth 1 orë e 20 minuta, gjatë kohës kur është kontrolluar banesa. Gjithashtu, ata ankimuan edhe marrjen e PIN-it të kartës SIM të telefonit të zonjës Hoxha, pa një autorizim nga ana e Gjykatës

Të fundit

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca e Vjetër” (The Auld Alliance),...

Lajme të tjera

Web TV