Sot Kuvend, Tabaku thërret në interpelancë ministren e Ekonomisë (Rendi i ditës)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, Kuvendi mblidhet për seancë plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës parashikohet interpelanca me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj nga deputetja e PD Jorida Tabaku.

Po ashtu do të votohet projektligji i ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ që lidhet me sistemin e tatimit të individëve dhe entiteteve ligjore në Shqipëri.

Në projektligjin e ri, të ardhurat personale të tatueshme janë klasifikuar në 3 kategori: të ardhura nga punësimi; të ardhura nga biznesi; të ardhura nga investimi.

Të ardhurat personale sipas 3 grupeve më sipër, janë parashikuar të tatohen: dy 4 grupet e para (të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi) sipas një sistemi progresiv. Konkretisht të ardhurat nga punësimi do të tatohen progresivisht me normat 13 % dhe 23%, ndërsa të ardhurat nga biznesi do të tatohen progresivisht me normat 15% dhe 23%. Ndërkohë, grupi i tretë (të ardhurat nga investimet apo kapitali pasiv) do të tatohen me normën tatimore 15% ndërkohë që dividentët tatohen me normën tatimore 8%.

Tatimi mbi të ardhurat e korporatës ka një normë tatimore prej 15%.

Të fundit

87 sekonda tmerri, si e humbën kontrollorët kontaktin me shumicën e avionëve në Nju Jork

Për një minutë e njëzeteshtatë sekonda, kontrollorët e trafikut ajror në Filadelfia humbën kontaktet audio dhe radar me rreth...

45-vjeçari në Tiranë dhunon gruan dhe fëmijët, qëllon me armë drejt policisë

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në fshatin Kus. Një 45-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët...

Gënjeu se kishte kancer, blogerja e njohur në telashe të mëdha

Dhjetë vite pasi influencuesja australiane, Belle Gibson, pranoi se kishte gënjyer për kancerin terminal të trurit duke pretenduar se ishte shëruar përmes një stili...

“Për shqiptarët Gjermania është vendi mik”, Presidenti Begaj uron kancelarin Merz

Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. Kreu...

“Forca, forca!”, Rama apel-diasporës: Dorëzoni votat sa më shpejt

Para se të shkojë në takimin elektoral në Fushë-Krujë, kryeministri Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të dorëzojnë zarfet e votimit....

Lajme të tjera

Web TV