“Kisha shumë për të dhënë…”/ Valbona tregon gjithçka rreth eksperiencës së saj në “BBV”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonidën dhe Elonën sot ka qenë, Valbona Mema.

Një artiste mjaft e njohur nga të gjithë por edhe një ish-banore e shtëpisë së “Big Brother VIP” që të gjithë do ta vlerësojmë për atmosferën dhe energjinë që solli.

Po si e priti Vlabona Mema ftesën për të qenë pjesë e “BBV”?

“U mendova sepse ka qenë edhe një ftesë para një viti por kam qenë shumë e ngarkuar me punë. Edhe këtë vit kam qenë shumë e ngarkuar dhe pas Vitit të Ri mendoja që të futesha sepse i kisha të mbyllura punët.

E mendova, e mendova dhe në fund mora mendimin vetëm të fëmijëve të mi sepse nëse do të pyesja ndonjë koleg do më thonte automatikisht jo. Nuk besoj që do të guxonte askush, asnjë artist të shkonte aty dhe të tregonte tamam anën tjetër që publiku donte ta njihte. Jo vetëm atë në skenë dhe atë që ne kurohemi, lyhemi, vishemi.

Në një 3-5 minuta që ti performon në skenë nuk mund të të njohësh dot”, tha Valbona 

Pasi Valbona hyri në shtëpinë e BBV, krijoi një rutinë që çdo mëngjes kur zgjohej pasi pinte kafe ajo këndonte dhe dërgonte përshëndetje për të gjithë miqtë, familjarët dhe të afërmit e saj.

“Dy ditët e para isha pak e hutuar. Ajo ishte një shtëpi me shumë ngjyra, gjë të cilën unë e kisha ëndërruar. Zgjohesha në mëngjes dhe më dukej sikur flisja me veten time kur pija kafe, pastaj prisja Luizin të bënte kafen.

Do t’i kujtoj gjithmonë ato mëngjeset kur pija kafen, flisja dhe këndoja. Një muaj e pak ditë ikën shumë shpejt”, u shpreh Valbona.

A e ka marrë malli Vlabonën për qëndrimin brenda në shtëpinë e BBV?

Lexo edhe :  A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

“Në fakt, kisha shumë për të dhënë. Ishte fati im ndoshta që unë duhet të merrja atë vendimin dhe që familja ishte e para dhe lojën e vendosa në vend të dytë. Ishte një eksperiencë që do të shënohet gjithmonë në memorien time si një nga eksperiencat më të bukura të jetës.

Unë ndoshta mund të mbahem mend si një banore që mori shumë dashuri nga të gjithë banorët aty dhe nga ajo shtëpi. Unë në moshën time, guxova shumë aty.

Aty ishin të gjithë mosha e fëmijëve të mi. Më futën në botën e tyre, më pranuan sepse unë isha shumë solare, kisha ndoshta atë dashurinë që ju mungonte, atë të nënës, të një motre të madhe apo të një njeriu që këndonte gjithë ditën”, tha Valbona.

Të fundit

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja?

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara...

Ilir Meta u dogj se s’pranoi të dorëzohej si Fatos Nano, do zhduket nga politika!

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako vjen me një intervistë që ndez sërish debatin mbi prapaskenat e pushtetit dhe lojërat globale që, sipas...

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po i sjell përfitime rekord kompanisë...

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor...

“Lufta” kundër qumështit e djathit/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se përpara se të bëhet kjo...

Lajme të tjera

Web TV