Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kulla Eifel, në Paris përurohet përfundimi i ndërtimit e konstruksionit prej hekuri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kulla Eifel përurohet në kryeqytetin francez, në një ceremoni të drejtuar nga projektuesi i veprës Gustave Eiffel, dhe ku morën pjesë kryeministri francez Pierre Tirard, një grusht zyrtarësh të tjerë të lartë, dhe 200 punëtorë ndërtimi. Në vitin 1889, për nder të 100-vjetorit të Revolucionit Francez, qeveria planifikoi një ekspozitë ndërkombëtare, dhe shpalli një konkurs për projektimin e një monumenti që do të ndërtohej në Champ-de-Mars, në qendër të Parisit.

Nga më shumë se 100 projekte të paraqitura, Komiteti i Njëqindvjetorit zgjodhi planin e Eiffel për një kullë prej çeliku, që do të ngrihej pothuajse 300 metra mbi Parisin, dhe do të ishte për kohën struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu. Eiffel, një ndërtues i njohur i urave, ishte një mjeshtër i ndërtimit me konstruksione metalike, dhe dizejnoi edhe projektin e Statujës së Lirisë, që ishte ngritur vetëm pak kohë më parë në portin e Nju Jorkut.

Kulla e Eiffel u prit me skepticizëm nga kritikët, të cilët argumentuan se ajo nuk do të ishte strukturalisht e qëndrueshme, ndërsa shumë të tjerë u indinjuan duke menduar se kulla do të ishte një shëmti në zemër të Parisit. Me një angazhim të papërmbajtshëm, Eiffel e përfundoi kullën e tij të madhe në vetëm 2 vjet.

Vetëm një punëtor humbi jetën aksidentalisht gjatë ndërtimit të saj, çka asokohe përbënte një rekord jashtëzakonisht pozitiv për një projekt të atyre përmasave. Struktura e lehtë, e ajrosur ishte nga të gjitha anët një çudi teknologjike, dhe brenda disa dekadave u konsiderua si një kryevepër arkitekturore.

Kulla Eifel është 325 metra e lartë, dhe përbëhet nga një kornizë hekuri e mbështetur mbi katër këmbë, që bashkohen për të formuar një kullë të vetme vertikale. Platformat, secila me një kuvertë vëzhgimi, janë në tre nivele. Ashensorët ngrihen në një lloj kurbe, dhe Eiffel kontraktoi kompaninë njohur amerikane të ashensorëve, për të dizenjuar ashensorët e njohur transparentë.

Ato nuk kishin përfunduar ende më 31 mars 1889, kështu që Gustave Eiffel u ngjit në majën e kullës nga shkallët së bashku me disa miq të guximshëm, duke ngritur atje një flamur të madh francez. Më pas nga platforma e dytë nisën shpërthimet e fishekzjarreve.

Lexo edhe :  “Raketës Satan II i duhen 3 minuta të godasë Strasburgun”, Rusia paralajmëron Perëndimin

Në fillim të majit u hap Ekspozita Ndërkombëtare e Parisit, dhe kulla shërbeu si porta hyrëse për panairin gjigant. Kulla Eifel mbeti struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu deri në përfundimin e ndërtesës Chrysler në Nju Jork në vitin 1930.

Në mënyrë të pabesueshme, Kulla Eifel rrezikoi të shembej kur skadoi qiramarrja 20-vjeçare e ekspozitës ndërkombëtare në 1909, por atë e ruajti funksioni si një antenë për transmetimin e radios. Ajo mbetet kryesisht e pandryshuar sot, dhe është një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në botë.

Kalendar

31 Mars 1492 – Mbretëresha Izabela e Kastiljes në Spanjë, firmos dekretin e Alhambrës, duke urdhëruar që 150.000 nënshtetasit e saj hebraikë dhe myslimane të konvertohen në krishtërim ose të përballen me dëbimin.

31 Mars 1917 – Shtetet e Bashkuara blejnë nga Danimarka Ishujt e Indive Perëndimore për 25 milionë dollarë, dhe i riemërojnë Ishujt Virgin.

31 Mars 1918 – Grupe të armatosura aleate të Federatës Revolucionare Armene dhe Bolshevikëve, nisin masakrimin e azerëve etnikë. Mendohet se afro 12.000 myslimanë të Azerbajxhanit gjetën vdekjen në atë masakër.

31 Mars 1918 –Në SHBA, hyn për herë të parë në fuqi ligji mbi ndryshimi orës për kursimin e energjisë. (1 orë para – 1 orë prapa çdo 6 muaj)

31 Mars 1930 – Krijohet Kodi i etikës për prodhimin e filmave në Hollivud, duke vendosur rregulla të rrepta për trajtimin e temave të seksit, krimit, fesë dhe dhunës në filma. Ai do të qëndrojë në fuqi deri më 1968.

31 Mars 1994 – Evolucioni i njeriut: Revista “Nature”, njofton se antropologët kishin gjetur në Etiopi kafkën e parë të plotë të një australopiteku, një lloj homonoidi i zhdukur i ngjashëm me njeriun, mendohet të ketë jetuar 3.6 milionë vjet më parë.

Të fundit

Zbuloi se s’mund të kishte fëmijë, Selena Gomez ka një mesazh për të gjithë kritikët

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez është lodhur duke u përpjekur të kënaqë pritshmëritë e të gjithëve. Vetëm pak kohë më...

Rama në OKB për Inteligjencën Artificiale: 95% e shërbimeve në Shqipëri ofrohen online

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në fjalën e tij në emër të Shqipërisë në selinë e OKB, në Nju-Jork, në “Dialogun për të ardhmen digjitale”...

Marina Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet programi që do drejtojë

Është tashmë zyrtare! Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel! Ajo do të drejtojë programin më të ri, “Për Shqiptarët” , ku në qendër...

Basha për shtetin e Ramës: Anti-Kushtetues, nuk i zë më gjumi nga frika e…

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka komentuar lajmet për sovranitetin e Urdhrit Bektashi, i cili është shprehur se në thelb ka frikën e...

“Jam e virgjër…”, deklarata e konkurrentes ndez debate në studio

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i...

Lajme të tjera

Web TV