Pas urdhrit të Ramës, “Shqiponjat” bëhen gati t’i bashkohen ushtrisë, por u mungojnë maskat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se Policia e Shtetit dhe Policia Ushtarake do të ngrejnë në rrugët e vendit postblloqe në kuadër të masave ndaj koronavirusit, në Drejtorinë e Policisë së Tiranë kanë nisur mbledhjet.

Njësia e “Shqiponjave” është mbledhur nga drejtuesit për t’u njohur me protokollin që duhet të ndjekin, personat që do të kenë në fokus dhe mënyrën se si do të veprojnë në rrugë.

Kryeministri bëri me dije se çdo person që konfirmohet se është rikthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo vatrat e tjera të koronavirusit dhe nuk është vetëkarantinuar do të gjobitet me 5 mijë euro.

“Shqiponjat” do të jenë në krye të këtij aksioni, por mesa duket organizimi nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. Një grup i konsiderueshëm i efektivëve janë mbledhur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës por atyre u mungojnë të paktën maskat.

Drejtuesit duhet të kuptojnë se efektivët mund të bëhen mbajtës dhe përcjellës të koronavirusit jo vetëm gjatë konktatit me njerëzit në rrugë, por edhe midis tyre, sidomos në grupe të tilla të mëdha.

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV