Ndodh mrekullia në Kinë, 103-vjeçarja arrin të mposhtë koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjyshe 103-vjeçare ia ka dalë të shërohet nga koronavirusi pas një trajtimi 6-ditor në qytetin e Wuhan-it. Ajo doli nga spitali pasditen e djeshme.

103-vjeçarja është deri më tani pacientja më e vjetër që shërohet nga koronavirusi.

Zonja e quajtur Zhang Guangfen u shërua brenda më pak se një jave sepse ajo nuk kishte shumë probleme të tjera shëndetësore, tha mjeku i saj Zeng Yulan për shtypin lokal.

Gjyshja u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse më 1 mars në Spitalin e Filialit Liyuan të Kolegjit Mjekësor Tongji në Wuhan, Provincën e Hubei-t në Kinën qendrore.

Ajo ishte në gjendje kritike dhe mezi mund të komunikonte me mjekët kur u pranua në spital.

Kina ka inkurajuar qytetarët t’i rikthehen normalitetit pasi vendi ka parë një rënie të vazhdueshme në përhapjen e koronavirusit.

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Wuhanin dje për herë të parë që kur qyteti u shfaq si qendra e epidemisë së koronavirusit në janar – një shenjë kryesore që Pekini beson se shpërthimi është nën kontroll.

Koha e vizitës së Xi tregon që Kina është e gatshme të deklarojë fitoren për krizën shëndetësore, e cila ka vrarë të paktën 3,158 njerëz në vend dhe 4,325 në të gjithë botën, sipas ekspertëve.

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Wuhan-in dje për herë të parë që kur qyteti u shfaq si qendra e epidemisë së koronavirusit në janar – një shenjë kryesore që tregon se shpërthimi është nën kontroll.

Vizita e presidentit tregon që Kina është e gatshme të deklarojë fitoren ndaj krizës shëndetësore, e cila ka vrarë të paktën 3,158 njerëz në vend dhe 4,325 në të gjithë botën, sipas ekspertëve./Fjala.al/Burimi:DailyMail

Të fundit

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

A do bashkohen “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje u pyet në Euronews Albania lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë...

Lajme të tjera

Web TV