Përfundon godina e re në Qytetin Studenti/ Veliaj: Mbajtëm premtimin për abone falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundon rikonstruksioni i një godine tjetër në Qytetin Studenti, e cila do të presë së shpejti 300 studentë, me kushte më cilësore dhe hapësira më të mëdha.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Arben Pëllumbi, inspektoi detajet e fundit të godinës së rikonstruktuar, u shpreh se përmirësimi i kushteve për ata që studiojnë në Tiranë është prioritet i bashkisë.

“Sot kemi rikuperuar konviktin nr.18; jo vetëm hapësirën ekzistuese, por kemi vajtur një kat më lart dhe një kat më poshtë, për të përdorur maksimalisht terrenin që kemi këtu, duke pasur parasysh se me kampusin universitar do të shtohet volume i studentëve.

Duam që në kampus të transferojmë një pjesë të madhe të Fakultetit Juridik, duam të shtohet Fakulteti i Gjuhë-Letërsisë; duam te kemi një hapësirë të madhe për shkencat sociale, edhe me Bibliotekën, por edhe me shtesat e klasave që ata kanë pasur nevojë, ndaj dhe ne parashikojmë që me të mbyllur këtë projekt të konvikteve, do fillojmë konviktet e reja me GIZ, KFW e BE, dhe do vazhdojmë pastaj me pjesën e Kampusit”, tha Veliaj.

Ai tha se detyra e Bashkisë së Tiranës është të sigurohet se kush vjen si student në Tiranë, të ndihet si në shtëpi, të trajtohet me respekt dhe të ketë kushte optimale.

“Pjesa e Kampusit do të jetë projekti ynë i mandatit të tretë, ndaj duam të fokusohemi aty për ta mbyllur përfundimisht historinë e Qytetit Studenti. Ajo që kam parë është se ka sjellë një entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Imagjino, një prind i cili mund të jetë në Shkodër, në Tropojë, në Tepelenë apo në Këlcyrë, nis dritën e syrit, fëmijën e tij për në Tiranë… mirë paragjykimi që vjen nga një pjesë e politikës, që thotë ‘jo po janë të ardhur, jo po konviktorë’, çka është një çmenduri të thuhet në vitin 2023.

Lexo edhe :  Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

Ndaj, kemi bërë gjënë e duhur kur mbajtëm premtimin për abonetë e studentit falas, me Kartën e Studentit, e cila ofron mbi 2000 shërbime, të cilat janë premtime që mund të bëhen”, vijoi më tej ai.

Veliaj përmendi disa nga lehtësimet që Bashkia e Tiranës ka bërë për studentët dhe shtoi se do vazhdojë t’i mbështesë ata gjatë viteve të studimit të tyre.

“Me Këshillin Bashkiak kemi vendosur që 50% të kostos së konvikteve e paguan bashkia. Ky është një premtim që mund të bëhet, mund të mbahet dhe e kemi mbajtur. Ndaj, parimi është: Të themi atë që vërtet do të bëjmë dhe jo të prodhojmë një histeri kolektive për gjëra që nuk del llogaria dhe që nuk i ka bërë askush tjetër. Për studentët, edhe këtë vit do të vazhdojmë me abonenë falas dhe me gjysmën e kostos së konviktit të paguar nga bashkia”, sqaroi Veliaj.

Në fund, ai ftoi banorët që kanë jetuar më parë në këto godina studentore, që të aplikojnë për bonusin e qirasë.

“Është e rëndësishme të theksojmë se banoret, të cilët kanë banuar në këto konvikte, do të trajtohen me bonus qiraje nga Njësia 2. Në vitin 2023 nuk mund të lejohet zaptimi. Nuk mund të rikthehemi prapë për të zënë godinat sepse ato janë për studentët. Ftoj edhe ata banorë që nuk kanë aplikuar ende për bonusin e qirasë, të aplikojnë pranë njësisë. Një pjesë ka filluar të marrë bonusin e qerasë, por nuk duam të lëmë asnjë njëri në rrugë, ama secili në vendin e vet. Banorët nëpër shtëpi, studentët në godinat e Qytetit Studenti”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV