“E prisja shkatërrimin e PD”/ Bregu: Kryetar nuk të bën vula dhe as logo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministrja e Integrimit ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike.

Në një dalje mediatike, Bregu tha se ishte e përgatitur për këtë situatë në të cilën PD-ja ndodhet. Ajo u shpreh se frika më e madhe e saj në kohën që u largua, ishte se partia do të kalonte në një process vetëshkatërrimi, gjë e cila sipas saj ka ndodhur sot.

Ish-ministrja tha se Lulzim Basha e mori partinë dhuratë kur erdhi në krye, por nuk diti ta menaxhonte, e ndërsa më tej si dhuratë i shkoi edhe Enkelejd Alibeajt. Bregu thekson se kryetar partie nuk të bën logoja e as vula.

“Nuk e di nëse jam e habitur, jam e tronditur apo jam e përgatitur?

Unë do të them se isha e përgatitur, sepse të paktën në momentin ku jam larguar unë nga PD, fatkeqësisht leximi se çfarë do të vinte më pas  ishte shumë i qartë dhe ju e mbani mend shumë mirë. Kemi qenë bashkë në atë kohë, që frika më e madhe ishte se partia do të kalonte në proces vetëshkatërrimi.

Gjë që ka ndodhur sot, kështuqë, një ditë, që mali sapo mbarset “pjell një mi” apo në ditën tjetër duket sikur ka një ngjyrim më të madh, në fund të ditës, rezultati fatkeqësisht është ky që shihni të gjithë.

Deri diku besoja se ajo le të themi, ose ai shembull i ke i dhënë, kur Lulzim Basha mori një parti dhuratë dhe nuk diti të menaxhonte, përveçse e shkatërroi dhe nuk diti ta menaxhonte, do ndalej me të, por partia dhuratë e Lulzim Bashës i shkoi Enkelejd Alibeajt dhe ja ku jemi”, tha Bregu. 

Nuk të bën kryetar logo sikurse nuk të bën as vetëm vula, por ky nuk është problemi për të gjetur fajtorin sot, ky nuk është problemi që ti nuk je i zoti, problemet janë aq të mëdha në PD, të strukturuara vit pas viti sa sot është tërësisht e vështirë dhe me sa duket fatkeqësisht duhet të bëhet akoma më keq për t’u bërë mire,” tha Majlinda Bregu.

Lexo edhe :  Berisha akuza Dumanit: Informon krerët e karteleve, nuk i arreston

Kujtojmë se Majlinda Bregu u largua nga PD-ja pas kritikave dhe përplasjes së saj me Lulzim Bashën.

Ish-ministrja e Integrimit më pas mori dretimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në Sarajevë.

Të fundit

Belgjikë/ Qiramarrësi ekzekuton shqiptarin ‘Noel’ në lokalin e tij, zbulohet shkaku!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën në mbrëmje lagjen Itterbeek, në Anderlecht të Belgjikës. Ndue Mylyshi, i njohur ndryshe si...

Zelensky i mbijeton një episodi tjetër të spektaklit të Trump

“Nuk mund ta besoj”, tha Donald Trump, presidenti i Amerikës, ndërsa përshëndeti Volodymyr Zelenskyn, homologun e tij ukrainas, jashtë Shtëpisë së Bardhë më 18...

Manja: Përmbarimi ekzekutoi mbi 6,800 vendime gjyqësore në 7 muajt e parë të vitit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri të ditur se gjatë periudhës janar–korrik 2025, Shërbimi Përmbarimor ka ekzekutuar mbi 6,800 vendime gjyqësore, duke garantuar zbatimin...

19 gusht 2002 – Tragjedia e helikopterit Mi-26 në Çeçeni me 118 të vdekur

Më 19 gusht 2002, gjatë Luftës së Dytë Çeçene, një nga tragjeditë më të mëdha ajrore ushtarake të Federatës Ruse ndodhi pranë qytetit Grozni....

Putin është një “përbindësh” që “duhet të vazhdojë të hajë” për të mbijetuar

Vladimir Putini është “një grabitqar, një përbindësh në pragun tonë” që “duhet të vazhdojë të hajë” për “mbijetesën e tij”, paralajmëroi Emmanuel Macron të...

Lajme të tjera

Web TV