Dëborë në Prill!!/ Si parashikohet moti për këtë javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë polare. Depërtimi i këtyre masave ajrore është jo i zakonshëm për periudhën që ndodhemi, pasi janë karakteristike të muajit Dhjetor apo Janar.

Në këtë mënyrë priten jo vetëm ditë me reshje shiu, por madje edhe reshje dëbore, si dhe rënie të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Në fillim të javës, moti parashikohet kryesisht i vranët e reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërkohë në relievet malore, në lartësitë mbi 800 metër, në orët e vona të mbrëmjes të së hënës priten reshje të dendura dëbore.

Më pas, duke filluar nga dita e Martë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave deri të dendura (mot i vranët).

Këto vranësira do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet e larta malore në lartësitë mbi 1200 metër reshjet e dobta do të jenë në formën e dëborës.

 

Të fundit

U mor me parametra zero, Juventusi prezanton sulmuesin që premton 25 gola!

Jonathan David është zyrtarisht sulmuesi më i ri i Juventusit dhe sot ka dhënë konferencën e tij të parë...

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës ë Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të Qeverisë amerikane për Kosovën,...

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po pengon luftën ndaj informalitetit. Sot...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

Lajme të tjera

Web TV