Çoçoli: Premtimi i Këlliçit për transport publik falas falimenton Bashkinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transporti publik falas, premtim i bërë nga kandidati i koalicionit Meta-Berisha, për ekspertin Fatos Çoçoli është i parealizueshëm, sipas së cilit, nuk do të bënte gjë tjetër veç se do të ndikonte në falimentimin e Bashkisë.

“Kush nuk do e donte transportin falas, apo të uleshin taksat, do ishte rasti më i mirë, por mua më duket arakiri i ekonomisë. Se po t’i heqësh këto taksa, 18 mln euro mbledhim nga autobusët në vit dhe nuk janë pak për një buxhet, nuk janë pak. Tirana me transport publik falas, ta zëmë se ndodhi Tirana do ishte qyteti i 10 në botë, e ka Australia, ku kanë të ardhur atë larta për frymë, Luksemburgu, vendi më i pasur në botë, shtet i vogël, një qytet tjetër në Britani, në Suedi me të ardhura për frymë 43 mijë, Kanadaja. Është e pamundur në gjykimin tim. Në ëndrrën më të bukur do të bëhen, po të zgjohemi nga gjumi po. I ke bërë petullat me ujë, hiq ujin dhe bëji me vaj”, tha ai.

Një studim i bërë nga  i kryer në vitin 2022 nga ekspertët gjermanë të GIZ-it – agjencia gjermane për zhvillim vuri në dukje kostoja që duhet për të realizuar transport publik falas, duke përfshirë edhe përmirësimet e nevojshme, varion nga 91.5 milion euro deri në 114.1 mln euro. Një shifër e cila është e papërballueshme sot nga financat e Bashkisë së Tiranës. Ekspertët gjermanë vënë në dukje se edhe ato pak vende, të cilat e kanë falas transportin publik, si Lukemburgu apo qyteti Dunkirk, shërbimi ka qenë i subvencionuar më herët në 90% të kostos së tij; që do të thotë se ato kanë financuar vetëm 10% të kostos për ta bërë falas.

Të fundit

Kanë tre vite bashkë, ja pse Brad Pitt nuk i ka propozuar ende Ines de Ramonit

Kanë kaluar tashmë tre vite që nga fillimi i lidhjes së Brad Pitt me stilisten e bizhuterive Ines de...

Takimi elektoral në Fier, Berisha: Kjo natë 12 vjeçare e ka një fund, më 11 maj!

Në takimin elektoral përmbyllës në Fier, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se në 11 maj do të fitojë e djathta. Berisha tha se...

Zjarr i madh në Babrru, flakët rrezikojnë banesat, banorët në panik

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë pasditen e sotme. Mësohet se zjarri i përmasave të mëdha ndodhet shumë pranë disa banesave,...

Rama kritikon sërish partitë e vogla: Janë si LSI, përfaqësojnë vetëm interesa të ngushta

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetës të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës, ka lëshuar sërish kritika ndaj partive të vogla në...

Vuçiç anulloi takimet në SHBA se ishte i sëmurë? Ish-diplomati: Sajesë, e përzunë nga…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak të Beogradit, sipas raportimeve nga mediat vendase. Gjatë një vizite në Shtetet...

Lajme të tjera

Web TV