Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, teksa është plagosur me armë zjarri një 35 vjeçar. Edhe pse Shqipëria po kalon një gjendje emergjente për të përballuar koronavirusin, shqiptarët nuk ngurrojnë të përpalsen me armë me njëri-tjetrin.
Kështu sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” ku pas një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur një 35-vjeçar me inicialet M.Rr. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.
Njoftimi: Rreth orës 17:30, në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.